Reperi italian, Fred De Palma dhe modelja shqiptare Jori Delli, janë fejuar!

Lajmi është konfirmuar nga vetë dyshja përmes disa fotove të publikuara në Instagram.

“Përgjithmonë”, shkruhet në postimin e tyre të përbashkët.

Në fotot e publikuara reperi shfaqet duke puthur Jorin, e cila mban në dorë unazën.

Në një foto tjetër shihen duart e tyre të kapura dhe unaza dallohet më qartë: një rreth floriri me diamant në qendër.