Frederik Ndoci e ka cilësuar historik fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Athinë, në takimin me shqiptarët që jetojnë në Greqi. 

“Edhe krimineli më i madh ose njeriu më negativ të ishte Rama, siç vjellin vrer militantët dhe atyre që u ka humbur busulla me kohë, vetëm fjalimi i ditës së djeshme, para mijëra gjysmë skllevërve të migratës shqiptare në Athinë e kudo në botë, është gjëja më e bukur, më emocionale, më shpresëdhënëse më thirrëse që mund të kem dëgjuar ndonjëherë nga një burrë shteti.

Edhe sikur të ishte Enver Hoxha i kishim harruar 40 vjet diktaturë e gjak. Mbrëmë dikush tha për këtë fjalim mjaft emocionues për ata që e vlerësojnë dhe dergjën lot ngazëllimi e që kanë shpirt: shfaqja e radhës.

Unë i them këtyre krimbave se në fjalimin historik të Mark Antonit dikur përpara patrikëve romakë ose fjalimi i Atilës, ose fjalimi i Aleksandrit të Madh përpara betejës me persët, nuk kishte këto përmasa kaq shpirtërore të mëdha e kaq shpresëdhënëse.

Për mua dhe shumë si unë i madhi Edi Rama nuk ka nevojë të flasë më edhe në rroftë 200 vjet. Mjaftueshëm ishte edhe fjalimi në Beograd kur tha: Çfarë prisni ju serbë, tani duhet të njihni Kosovën shtet.

Edi Rama një popull shqipfolës nga të katër anët e botës të do fort dhe të uron jetë, shëndet, mbarësi e gjithë të mirat e botës në emër të mallit e në emër të gjithë viteve që na shkuan rrugëve të botës. Kaq do zemra e copëtuar emigrantit për të mos i dalë kurrë më nga aty”, shkruan Frederik Ndoci në një postim në Instagramin e Dritare TV.