Frederik Ndoci: Rama dje bëri historinë! Kush e mohon, është antishqiptar

Frederik Ndoci: Rama dje bëri historinë! Kush e mohon, është antishqiptar

Frederik Ndoci

Frederik Ndoci e ka cilësuar historik fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Athinë, në takimin me shqiptarët që jetojnë në Greqi. 

“Edhe krimineli më i madh ose njeriu më negativ të ishte Rama, siç vjellin vrer militantët dhe atyre që u ka humbur busulla me kohë, vetëm fjalimi i ditës së djeshme, para mijëra gjysmë skllevërve të migratës shqiptare në Athinë e kudo në botë, është gjëja më e bukur, më emocionale, më shpresëdhënëse më thirrëse që mund të kem dëgjuar ndonjëherë nga një burrë shteti.

Edhe sikur të ishte Enver Hoxha i kishim harruar 40 vjet diktaturë e gjak. Mbrëmë dikush tha për këtë fjalim mjaft emocionues për ata që e vlerësojnë dhe dergjën lot ngazëllimi e që kanë shpirt: shfaqja e radhës.

Unë i them këtyre krimbave se në fjalimin historik të Mark Antonit dikur përpara patrikëve romakë ose fjalimi i Atilës, ose fjalimi i Aleksandrit të Madh përpara betejës me persët, nuk kishte këto përmasa kaq shpirtërore të mëdha e kaq shpresëdhënëse.

Për mua dhe shumë si unë i madhi Edi Rama nuk ka nevojë të flasë më edhe në rroftë 200 vjet. Mjaftueshëm ishte edhe fjalimi në Beograd kur tha: Çfarë prisni ju serbë, tani duhet të njihni Kosovën shtet.

Edi Rama një popull shqipfolës nga të katër anët e botës të do fort dhe të uron jetë, shëndet, mbarësi e gjithë të mirat e botës në emër të mallit e në emër të gjithë viteve që na shkuan rrugëve të botës. Kaq do zemra e copëtuar emigrantit për të mos i dalë kurrë më nga aty”, shkruan Frederik Ndoci në një postim në Instagramin e Dritare TV.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Isa: 14/05/2024 05:50

    Ju uroj shendet Frederik Shume I sakte shkimi juaj.Vetem anti shqipetaret nuk e mbeshtesin ate qe thoni

    Përgjigju
  • Iris: 14/05/2024 04:41

    C'na /mahnite/ o Frederik Ndoci! Se pari,si i quan skllever emigrantet?! Kush po e mban me buke ate popull qe ka mbetur ne Shqiperi,politikanet me llafet boshe te tyre,qe nuk shtrojne dot dhe 1 km rruge fshati me asfalt,apo remintancat e /sklleverve/?! Po zotrote kur del jashte qe te mbushesh xhepin nga koncertet qe jep,kush t'i mbush xhepat, politikanet apo ata /sklleverit e mergates/?! Se dyti,cfare shprese solli ne fjalim Rama! U tregoi ku kishin qene e ku jane,por nuk u premtoi ku mund te arrijne.Dhe ministrat e tij me gjysem zeri e ashtu shkarazi u kerkuan te rikthehen e te investojne e te votojne. Ti paske lexuar fjalimet e ushtarakeve me te famshem te botes,por do te ishte me mire te kishe lexuar S.Frasherin /Shqiperia,c'ka qene c'eshte e c'do te behet/! Cfare shprese,cfare premtimesh ofroi Rama?! Dhe te tere ata qe ishin aty,perfshi dhe ti qe s'ishe,u ngazellyet,u perlotet e u quravitet, se Rama u kujtoi se si kaluan kufirin e malet e rruget,sesi prisnin per /afendikoin/ qe t'i merrte per pune te renda,si perballuan /fshesat/ e te ngjashmet e se si sot kane biznese e respekt nga shteti grek e Greqia na qenka po aq e tyre sa dhe e grekut dhe zemrat tuaja u bene mal nga gazellimi!! Me te vertete o Frederik Ndoci,duhej t'jua thoshte Rama keto qe te emocionoheshit?! Ata emigrante kane ecur shume ne keto 33 vjet,por akoma kur kam shkuar ne bizneset e tyre ne Greqi,edhe pse i kane bizneset me krahet e tyre dhe jo te Rames e te politikaneve te tjere,me kane thene mos fol shqip,por anglisht.Ata emigrante treguan ngjyrat e patriotizmit ne ate salle,por kur vjen puna per te votuar,/vellezerit patriote/e ketej kufirit me mandat politik nuk u japin as te drejten e votes!Takimi nuk ishte asgje tjeter vecse nje manipulim ndjenjash e kujtimesh.Emigrantet nuk kane nevoje qe politikanet t'ju kujtojne ku ishin e ku jane,por ku do vene.

    Përgjigju
  • Gimi: 13/05/2024 23:06

    Frederiku ka treguar qe jo vetem eshte nje artist i padiskutueshem , por dhe nje njeri mendjehapur,i lexuar, realist, dialektik ne analizen e situatave dhe ngjarjeve,super patriot dhe unik ne llojin e vete

    Përgjigju
  • Linda: 13/05/2024 18:50

    Shume faleminderit Frederik Ndoci per komentin tuaj!Per fatin e keq pa dashje apo me dashje antaret e opozites kane harruar besen dhe burrerin!

    Përgjigju
  • asolingo: 13/05/2024 14:11

    Shume i sakte komenti i Frederik Ndocit. Rama eshte fisnik i zgjuar trim pavaresisht se eshte vetem .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla