Fredi Demetja, shefi i kuzhinës me eksperiencë në Greqi, ka gatuar së bashku me zonjën Tefta në emisionin Rreze Dielli.
Ai ka përgatitur dy receta të shijshme për shikuesit e kësaj rubrike të përditshme.
Duke rrëfyer eksperiencën e tij dhe dëshirën për gatimin Fredi ka treguar se si është bërë shef kuzhine në një nga lokalet më të njohura në Greqi.
Ai ka thënë se është i fokusuar te gatimet italiane dhe se përdor fantazinë e tij në përgatitjen e recetave të ndryshme në lokalin ku punon.
Fredi dhe zonja Tetfta kanë përgatitur “Role me patëllxhan” dhe “Rizoto me perime dhe fileto pule”.
Rezultati padyshim ka qenë dy pjata plot shije, të cilat çdo amvisë mund ti përgatisë me lehtësi.
Receta e parë, Role me patëllxhan
Përbërësit:
Patëllxhan 2 copë
Djathë Mocarela
Proshutë
Salcë domate Primo Gusto
Vaj Olim
Borzilok
Pana 1 pako
Dhjathë kaçkavall
Kripë Piper
Receta e dytë, Rizoto me fileto pule dhe perime
Përbërësit:
Oriz 1 gotë
Dhjathë kaçkavall
Tabletë knor 1
Perime
Gjalp Super Fresko