TIRANE - Shqipëria mbetet mes 58 vendeve pjesërisht të lira, çka do të thotë se ka kufizim të respektimit të lirive politike dhe civile. Ky është pozicionimi që Freedom House, organizata me qendër në Nju Jork i bën Shqipërisë për vitin 2012 në raportin “2012 Freedom in thë World”.

Vlerësimi i lirisë në botë bëhet në bazë të drejtave politike e të drejta civile. Vlerësimi nga 1 - 2.5, është për vendet që janë “të lira”, vlerësimin 3.0 - 5.5 është për vende që janë “pjesërisht të lira” dhe nga 5.5 - 7.0 është për vende “pa liri”.

Në krahasim me një vit më parë mund të thuhet se Shqipëria ka mbetur në vend numëro. Shqipëria është vlerësuar me notën 3 ç’ka përfshihet në vendet me liri të pjeshme. Ndërkohë që një vit më parë ishte vlerësuar me notën 3.5.

Për 2012 Liria politike dhe të drejtat civile janë vlerësuar me 3 pikë, ashtu si një vit më parë.

Edhe Kosova është renditur në në mesin e vendeve pjesërisht të lira. Në rajon, në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira bashkë me Shqipërinë dhe Kosovën janë dhe Bosnja dhe Maqedonia, ndërsa shtete të lira janë konsideruar Serbia, Kroacia e Mali i Zi. Shtet i lirë, sipas Freedom House, është ai ku ka konkurrencë të hapur politike, një klimë të respektimit të lirive civile, jetë të pavarur civile dhe media të pavarura.

Numri i shteteve të përcaktuara si të lira në vitin 2012 është 90, që paraqet 46% të 195 shteteve në botë. 58 vende, apo 30% e shteteve të përfshira në anketë janë pjesërisht të lirë, ndërsa 47 shtete, apo 24% të vendeve në botë, konsiderohen të jenë jo të lira.

Ky është viti i shtatë radhaz, që raporti i Lirivë në Botë tregon më shumë rënie sesa përparime në botë. Nga 47 shtete të përcaktuar si jo të lira, dhe të vlerësuara me notën 7 janë: Eritrea, Guinea Ekuatoriale, Koreja Veriore, Arabia Saudite, Somalia, Sudani, Siria, Turkmenistani dhe Uzbekistani. Ndërsa Tibeti dhe Saharaja Perëndimore, janë renditur si më të këqijat e të këqijave.

RAPORTI I FREEDOM HOUSE