Frei-serbëve: Serbia të ndryshojë
Kushtetutën për pjesën e Kosovës

Frei-serbëve: Serbia të ndryshojë<br />Kushtetutën për pjesën e Kosovës
GJERMANI- Deputeti i CDU-së në Bundestagun gjerman, Thorsten Frei, ka thënë se Gjermania mbështet zgjerimin e BE-së, por se Serbia duhet ta ndryshojë Kushtetutën. Frei, i cili nesër viziton Beogradin, në një bisedë për "DW" në gjuhën serbe, thotë se Kosova është sfidë e madhe për Serbinë.

“Nevojitet përparimi nëse duam që Serbia të vazhdojë drejtë BE-së. Të gjithë kapitujt e bisedimeve duhet të mbyllen me dialog, sidomos Kapitulli 35 (normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën”, ka thënë ai, transmeton "Telegrafi", duke shtuar se Qipro është shembulli më i mirë se anëtarësimi i një shteti me probleme të pazgjidhura ngarkon Unionin.

Në pyetjen indirekte në të cilën thuhet se Serbia nuk mundet të anëtarësohet në BE me Kushtetutën ku shkruan se Kosova është pjesë e Serbisë, Frei përgjigjet: “Saktë, kjo është edhe pikëpamja ime”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj nga babai i ish-të dashurës, vëllai i tij dhe kushëriri

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj nga babai i ish-të dashurës, vëllai i tij dhe kushëriri