FRESSH okupon zyrat e shtetit që la LSI

FRESSH okupon zyrat e shtetit që la LSI
Tani që koalicioni mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim është zyrtarizuar, duket se të rinjtë e FRESSH-it përveç argëtimit, kanë menduar edhe të fillojnë ndonjë punë.



Sepse, meqë doli LSI nga qeveria, janë hapur vende të reja pune. Dhe nuk janë pak. Në këto foto, duken freshistat duke festuar, mes tyre Joleza Koka, Julian Adili apo edhe Edvin Kukunja e Marlind Cela. Shokë për kokë.



Por problemi është se një pjesë e tyre, “pas vuajtjes së gjatë në opozitë”, kanë filluar punë në strukturat e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Fundja, e mendojnë se pushteti është duke ardhur, dhe për këtë, kanë filluar të zënë vendet e punës që tani.



Në FRESSH zyrtarisht të thonë se ata kanë dhënë dorëheqjen nga partia, por fotot tregojnë të kundërtën. Janë kaq miq e kaq shokë me drejtuesit më të lartë të këtyre strukturave, sa zor të besohet e kundërta. Epo fundja, ndoshta duhet të zënë që tani vendet që la LSI-ja, sepse ndoshta nga PD-ja, nuk ka asnjë CV të plotë për të zënë zyrat.



Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/4
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë