FRESSH, Spiropali:Votohet më 22
tetor,me parimin një anëtar një votë

FRESSH, Spiropali:Votohet më 22<br />tetor,me parimin një anëtar një votë
Sekretares për Rininë në Partinë Socialiste, Elisa Spiropali në një dalje për mediat ka thënë sot se zgjedhjet për kreun e ri të Forumit Rinor të Partisë Socialiste do të mbahen më 22 tetor dhe do të votohet sipas parimit një anëtar një votë.
 
Sipas Spiropalit, votimi vjen pas lançimit në mars të këtij viti të formatit të ri ku aplikuan 4200 të rinj ndërkohë që 110 mijë të rinj votuan në mënyrë elektronike, por nga juria janë përzgjedhur 8 kandidatë.
 
Ajo ka theksuar se forumi rinor numëron 40 mijë anëtarësime të certifikuara dhe se Partia Socialiste ka dëshmuar se interesat e gjeneratës tjetër i ka të shenjta dhe është ky besim që mban lidhjen organike të kësaj force politike dhe mbështetësit e saj te rinj në të gjithë Shqipërinë.

Deklaratë për media e Sekretares për Rininë në PS, Elisa Spiropali:
Fushatë FRESSH VOICE u lançua më 20 mars të këtij viti, me një format krejt të ri për një forum rinor politik. 4200 të rinj aplikuan në platformën FRESSH Voice në të gjithë Shqipërinë, nga ku, pas nje gare intensive në të gjithë Shqipërinë, si dhe një votimi online me rreth 110 mijë votues, juria përzgjodhi 8 kandidatët zyrtarë për Kryetar të FRESSH-it: Anën, Eljon, Erjonin, Ermalin, Elsamedin, Jonidën, Marinelën dhe Shpatin. Kjo fushatë solli një numër të lartë afrimesh dhe anëtarësimesh, ku jo vetëm anëtarët e forumit rinor socialist, por dhe të rinj të paangazhuar më parë u bënë pjesë e garës së liderëve te rinj.
Tashmë jemi në prag të garës finale për zgjedhjet në forumin rinor. Përveç Programit dhe Statutit të ri të Forumit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ngritur pranë Partisë Socialiste ka certifikuar mbi 40 mijë anëtarë të Forumit Rinor Eurosocialist në të gjithë Shqipërinë, çka dëshmon për fuqinë e novacionit dhe pjesëmarrjes së të rinjve në politikën aktive. Kandidatët kanë ngritur shtabet e tyre dhe do kenë vëzhgues në çdo qendër votimi. Certifikimi i listave dhe anëtarësimeve te reja kane arritur te verifikojnë numrin më të lartë të anëtarësimeve në historinë e Forumit. Kjo i dedikohet një pune të palodhur të të gjithë konkurrenteve dhe aktivisteve dhe ka vetëm një fjalë që shumë dhe pak, kjo është Faleminderit të gjithëve!
Partia Socialiste ka dëshmuar se interesat e gjeneratës tjetër i ka të shenjta dhe është ky besim që mban lidhjen organike të kësaj force politike dhe mbështetësit e saj te rinj në të gjithë Shqipërinë.
I ftojmë të gjithë të rinjtë e FRESSH-it, por jo vetëm, në finalen e madhe të 8-të kandidatëve për kryetar FRESSH, më 19 tetor në Pallatin e Kongreseve. Ky do të jetë dhe debati i fundit live i 8-të finalistëve, ku do kenë edhe njëherë mundësinë të shpalosin platformat e tyre, përpara ditës së votimit. 
Ndërkohë votimi për kryetarin e ri të FRESSH do të jetë më 22 tetor, për herë të parë me parimin ‘Një anëtarë, një votë’.  Ky parim garanton hapjen e plotë të Partisë Socialiste ndaj përfaqësimit të të rinjve në politikën aktive.
Votimi i anëtarëve do të ndodhë njëkohësisht në të gjitha bashkitë e vendit, ndaj, ju ftojmë për një pjesëmarrje sa më masive në 22 tetor, për të përzgjedhur më të mirin apo më të mirën mes jush. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit