FRESSH-VOICE, ja 8 kandidatët
Finalja do të zhvillohet në 22 teto

FRESSH-VOICE, ja 8 kandidatët<br />Finalja do të zhvillohet në 22 teto
Pas gjysmëfinales së zhvilluar ditën e diel, juria e FRESSH-VOICE mbylli sot mandatin e saj duke deklaruar finalistët për drejtimin e Forumit të Rinisë Eurosocialiste.
 
Finalistët u përzgjodhën nga juria pas një diskutimi konstruktiv dhe me votim.
 
8 Finalistët 
1. Ana Abdi         
2. Eljo Hysko             
3. Elsamed Mukaj     
4. Erjo Mile               
5. Ermal Petushi         
6. Jonida Spaho         
7. Marinela Rukia       
8. Shpati Kolgega       
 
8 finalistët tashmë do të përballen me njëri tjetrin në një fushatë në 12 qarqet e vendit, në një format debati live me pyetje midis njeri tjetrit por edhe anëtarëve të FRESSH.
 
Më pas finalja e madhe do të jetë në datën 22 tetor në Tiranë, ku drejtuesi i ri i Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë do të zgjidhet sipas parimit një anëtar një votë.
 
“FRESSH Voice ishte një format i ri në procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të një forumi rinor.
 
Format ky mjaft i suksesshëm, ku të rinjtë socialistë jo vetëm do të zgjedhin vetë më të mirin midis tyre, por edhe për shkak të shtimit të radhëve të FRESSH.
 
Vetëm nga platforma e FRESSH Voice janë anëtarësuar në forumin rinor socialist më shumë se 10 mijë të rinj në të gjithë Shqipërinë” thuhet në deklaratën e shpërndarë për mediat.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Jens Stoltenberg largohet nga drejtimi i NATO-s pas 10 vitesh, Mark Rutte zyrtarisht sekretari i ri: Ukraina dhe aleancat do jenë 3 prioritetet

Jens Stoltenberg largohet nga drejtimi i NATO-s pas 10 vitesh, Mark Rutte zyrtarisht sekretari i ri: Ukraina dhe aleancat do jenë 3 prioritetet