Friedrich Merz-i pason Armin Laschet-in në krye të Bashkimit Kristjandemokrat, CDU. Sekretari i Përgjithshëm i CDU, Paul Ziemiak njoftoi në një konferencë shtypi se Merz-i kishte marrë 62.1 për qind të votave në votimin e anëtarëve. Konkurrenti i tij Norbert Röttgen mori 25.8% të votave dhe Helge Braun 12.1%.
Merz-i tani do të emërohet kryetar i partisë në kongresin federal të CDU-së, më 21 dhe 22 janar. Sipas informacioneve të CDU-së, në votim morën pjesë pothuajse dy të tretat e rreth 400.000 anëtarëve të partisë.
Kryetari i CSU-së bavareze, Markus Söder shkroi në Twitter se ai dhe partia e tij gëzohen për bashkëpunimin e ardhshëm, shkruan DW. Ish-kryetari i partisë E Majta Riexinger tha se me zgjedhjen e Merz-it ishte e qartë se CDU-ja do të pozicionohej shumë në të djathtë. Por kthimi në vitet neoliberale tetëdhjetë nuk është përgjigje për çështjet e kohës, tha ai.
Armin Laschet-i e kishte vënë në dispozicion postin e tij pas humbjes së zgjedhjeve federale në shtator. Röttgen-i dhe Merz-i konkuruan për postin e kryetarit të CDU-së në fillim të këtij viti dhe humbën ndaj Laschet-it në një kongres partie atëherë.
Për Merz-in, kjo është përpjekja e tretë për të kryesuar partinë, pasi 66-vjeçari humbi në vitin 2018 përballë Annegret Kramp-Karrenbauer-it, pasardhëses së ish-kryetares së CDU-së dhe ish-kancelares gjermane Angela Merkel.

/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
49.2%
-
Jo
46.7%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 5547
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tjetër masë për Astmer Bilalin/ Bajri dyshohet se bashkëpunoi me ish-boksierin e Vllaznisë për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018
21 Shkurt, 14:43
-
Safet Bajri u arrestua për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018! Si u ekzekutua me kallashnikov 53 vjeçari, po pinte kafe në 'Kiras'
21 Shkurt, 14:28
-
Inaugurimi i Pediatrisë së Përgjithshme, Rama: Pagat e mjekëve do vijojnë të rriten! Buxhet rekord për shëndetësinë deri 1 mld euro
21 Shkurt, 14:27
-
VIDEOLAJM/ Momenti kur Safet Bajri me pranga e i buzëqeshur hyn në Drejtorinë e Policisë së Tiranës
21 Shkurt, 14:22
-
'Qeveria të na shpëtojë nga llumi i zi', banorët pranë lumit Ishëm kërkojnë pastrimin e plehrave! Masterplani i Mjedisit mbetet në letër
21 Shkurt, 14:21
-
Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha i hapur për aleancë me këdo, përveç Bashës! Kreu i PD-së ironi me 'Djathtas 1912': Ka parti Alibeaj? Idrizi, aleat i çmuar
21 Shkurt, 14:09
-
Abuzim me tendera dhe falsifikim vulash, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 punonjës të Policisë
21 Shkurt, 14:03
-
'Tërbim' i Trump ndaj Zelenskyt, ish-ambasadori: Është megaloman! Europa po përjeton shekullin e turpërimit, jemi drejt një rendi të ri botëror
21 Shkurt, 13:50
-
Hasani pret Berset: Kosova meriton anëtarësimin në Këshillin e Evropës
21 Shkurt, 13:50
-
Ish-agjenti kazak i KGB-së: Trump u rekrutua nga spiunazhi rus, iu dha pseudonimi 'Krasnov'
21 Shkurt, 13:42
-
Presidenti Begaj pret delegacionin e Këshillit Europian: Kosova në KiE, s'do lejonte përsëritjen e dhunës ndëretnike
21 Shkurt, 13:40
-
Basha sulmon Berishën: Doktor pazari ka zgjedhur koalicionin anti-SPAK, unë atë me qytetarët që duan fundin e pandëshkueshmërisë
21 Shkurt, 13:36