"Friends" edhe sot mbetet seriali
më i dashur e më popullor në botë

Një nga serialët më popullor që transmetohet në Report TV, “Friends” që njihet si të gjithë si ikona relike e viteve 1990, konsiderohet si një nga më të njohurit dhe më të dashurit për të rinjtë.

Kjo u faktua edhe nga një vizitë që kritiku televiziv Endi Grinuolld, bëri në një gjimnaz në afërsi të Filadelfias muajin e kaluar, ku foli me të rinjtë për punën e tij.

Grinuolld iu ka thënë studentëve se, ai shihte edhe Netflix-in, që kur transmetimi i programeve televizive në internet- në Netflix, Amazon, Hulu, nga kudoqoftë – është e gjitha pjesë e mbulimit të peizazhit të ri kompleks televiziv.

Por, kur ai i pyeti studentët se çfarë pëlqenin të shihnin atje, ata thanë njëzëri ‘Friends” në të cilin luajnë role të ndryshme: Çendler, Monika, Xhoi, Fibi, Rejçël, Ros dhe majmunin harrakat.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion