Shqipëria dhe Greqia janë përfshirë mbrëmjen e djeshme nga një seri tërmetesh.
 
Në Shqipëri janë regjistruar 13 tërmete, më i vogli me magnitudë 4.3 ballë, ndërsa më i madhi 5.3 ballë.
 
Nga tërmetet në Shqipëri nuk ka pasur dëme materiale, apo të lënduar në njerëz, por vetëm frikë dhe panik.
 
E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Greqi, ku janë regjistruar mbi 20 tërmete, por ashtu sikur edhe në Shqipëri nuk ka pasur viktima, por vetëm dëme të vogla materiale.
 
Sipas sizmiologëve në Athinë, "Nuk ka absolutisht asnjë lidhje mes tërmeteve në Itali dhe Greqi".
 
Kujtojmë që në Itali në muajin gusht nga një tërmet i fuqishëm në Amatriçe humbën jetën mbi 300 persona, ndërsa qyteza u fundos. 

termet
termet
Tërmetet dhe banorët jashtë banesave
dy.b/shqiptarja.com