Momente frike për David Beckham. Pasi kishte ndjekur nga afër ndeshjen e djalit të tij Brooklyn ish-ylli i Manchester United është përfshirë në një aksident rrugor në momentin që po kthehej nga qendra sportive e Arsenalit. Fatmirësisht përplasja ka qenë pa pasoja për David dhe Brooklyn Beckahm të cilët kanë zbritur nga makina të shokuar dhe me vetëm lëndime të vogla ndërsa për t’u rikthyer në shtëpi u desh të merrnin një tjetër makinë.

“Sapo kam parë David Beckham që më duket se pati një aksident rrugor dhe që dëmtoi njërën shpatull” ka shkruar në twitter një futbollist i ri që kishte luajtur në ndeshjen e U-16 kundër djalit të Beckham.

Sipas dëshmive të para David ka dalë menjëherë nga makina pas përplasjes dhe është larguar në këmbë nga vendi I ngjarjes së bashku me të birin. Pra për David dhe Brooklyn Beckham vetëm moment frike dhe një makinë luksoze të çuar dëm.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)