Për ata që e njohin filmin horror “The Ring”, i kanë parasysh skenat rrënqethëse dhe të frikshme, si dhe vajzën që “del” nga ekrani i televizorit. Pikërisht një prej këtyre skenave ka realizuar një djalosh, i cili ka dashur të frikësonte të dashurën e tij.
E gjithë skena është zhvilluar në papafingon e shtëpisë. E dashura e tij ishte duke fjetur gjumë gjatë kohës që i dashuri i saj ka përfitur nga ky rast dhe ka “ndërtuar” të gjithë skenën. Ai krijoi një kukull prej gome dhe e ka veshur atë me rroba të vjetra.
Më pas kukullën që ai krijoi e vendosi mbi televizor, duke realizuar në këtë mënyrë skenën orgjinale të filmit horror “The Ring”. Ideja ishte që të krijonte një fantazëm që dilte nga ekrani i televizorit.
“Doja që të shikoja të dashurën time se si do të reagonte kur të shikonte që nga televizori do të dilte një fantazëm”, shprehet djaloshi.
Kur e dashura e tij u zgjua nga gjumi, ajo ka bërtitur me të madhe duke përjetuar skenat reale të filmit. Të gjithë skenën, djaloshi e ka hedhur në faqen e tij në youtube, ku shkruante “kam pritur momentin e përsosur deri sa ajo u zgjua nga gjumi”.
/Shqiptarja.com