Frika e sulmeve me raketa, Odessa vendoset në shtetrrethim gjatë fundjavës

Frika e sulmeve me raketa, Odessa vendoset në shtetrrethim gjatë fundjavës

Autoritetet në Odessa vendosën një shtetrrethim në fundjavë nga frika e sulmeve me raketa. Në një postim në Facebook, të cituar nga BBC, administrata ushtarake rajonale tha se shtetrrethimi do të jetë në fuqi nga ora 21:00 e së shtunës deri në orën 6 të mëngjesit të së hënës, sipas kohës lokale. 

Njoftimi vjen pas sulmeve me raketa në rajon mbrëmë, të cilat rezultuan në një numër të panjohur viktimash, sipas zëdhënësit rajonal Serhiy Bratchuk. Pavarësisht sulmeve, autoritetet ukrainase thonë se nuk kanë parë asnjë shenjë deri më tani se forcat ruse po përgatisin një operacion zbarkimi nga Deti i Zi, shkruan La Repubblica.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Pas Von der Leyen, Johnson udhëtim 'surprizë' në Kiev, takohet me Zelenskyn! Masakër e re në Makariv, 132 viktima! BE premton 600 mln euro për Ukrainën


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç