Frika nga COVID-19/ Publikohët studimi: Amerikanët iu frikësohen sëmundjeve infektive më shumë se terrorizmit

Frika nga COVID-19/ Publikohët studimi: Amerikanët iu frikësohen sëmundjeve infektive më shumë se terrorizmit

Përhapja e sëmundjeve infektive tashmë kryeson listën e kërcënimeve kryesore me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara, nxitur kryesisht nga numrat në rritje që koronavirusi po i shkakton vendit dhe botës. Sipas një studimi të ri të qendrës kërkimore "Pew" 79 për qind e amerikanëve thonë se sëmundjet infektive përbëjnë një kërcënim të madh, krahasuar me 73 për qind që identifikojnë terrorizmin dhe përhapjen e armëve bërthamore dhe 72 për qind sulmet kibernetike. Sondazhi i kryer me telefon me 1 mijë vetë përgjatë muajit mars, zbuloi se amerikanët kishin më shumë të ngjarë të emërtonin përhapjen e sëmundjeve infektive si një kërcënim të madh pasi SHBA shpalli gjendjen e emergjences kombëtare më 13 Mars, 84 për qind nga 73 para shpalljes. Marzhi i gabimit të sondazhit llogaritet në +/- 3.7 për qind.

Të martën në SHBA janë regjistruar 582 mijë të prekur nga koronavirusi dhe mbi 23 mijë të vdekur.

Të dielën, eksperti më i lartë i sëmundjes infektive Anthony Fauci tha "ndërsa disa pjesë të vendit mund t'u jepin fund urdhrave për qëndrim në shtëpi të popullatës e t'i kthehen normalitet duke filluar nga muaji tjetër, ekziston një "rrezik i jashtëzakonshëm" nëse vendi lehtëson kufizimet shumë shpejt.

"Ne e dimë që do të ketë njerëz që do të infektohen. Ky është realiteti”, tha ai.

Presidenti Donald Trump shpalli gjendjen e emergjencës kombëtare muajin e kaluar, kur vendi kishte rreth 1,700 raste me koronavirus, pas presionin të demokratëve të opozitës për të ndërmarrë veprime.

"Ne do ta mposhtim këtë kërcënim" deklaronte ai në atë kohë. Shpallja e gjendjes së emergjencës çliroi me dhjetëra miliarda dollarë fonde, por numri i të infektuarve vazhdon të rritet, së bashku me shqetësimet për gjendjen e ekonomisë. Sipas gjetjeve të "Pew" 60 për qind e amerikanëve e shohin gjendjen e ekonomisë botërore si një kërcënim të madh, krahasuar me 48 për qind që llogariteshin përpara shpalljes së emergjecës. Ndërsa shqetësimet janë rritur përgjithësisht në mesin e popullatës sipas sondazhit shqetësimet ishin më të larta në mesin e amerikanëve më pak të arsimuar e me të ardhura më të ulëta.

Të hënën Presidenti Trump shkruante në twiter se administrata e tij po "punon ngushtë me guvernatorët" për të përcaktuarr se kur të nisë lehtësimi i kufizimeve ndaj bizneseve dhe industrisë së udhëtimeve./VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici

Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici