Frika nga dosjet,propozimi: Dënim
politikanëve që shajnë prokurorët

Frika nga dosjet,propozimi: Dënim<br />politikanëve që shajnë prokurorët
Partia Demokratike ka propozuar ndryshimin e nenit 13 të ligjit të SPAK, nen i cili parashikonte instalimin e censurës së mediave në Shqipëri, duke kërcënuar me burg gazetarët, të cilët investonin apo mbanin qëndrime të papërshtatshme ndaj veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme. Megjithëse neni u tërhoq nga ekspertët dhe komisioni për Reformën në Drejtësi pas presionit të madh politik dhe mediatik, opozita ka propozuar një variant të saj.

Sipas amendamentit të PD, politikanët dhe zyrtarët që fyejnë prokurorët apo ndërhyjnë në punën e tyre, mbajnë përgjegjësi sipas ligjit. Në variantin e PD, ashtu si në variantin e rishikuar të EURALIUS dhe OPDAT, janë hequr gazetarët dhe mediat si subjekte që mbajnë përgjegjësi penale për ndikim të papërshtatshëm në punën e prokurorëve.

Konkretisht, amendamenti i PD parashikon që ndërhyrja, nëpërmjet ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, në veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme apo të prokurorëve të posaçëm, ose bërja e komenteve fyese, kanosja apo ushtrimi i presionit, zyrtarisht apo në publik, e kryer nga një funksionar politik apo duke përdorur funksionin zyrtar, është e ndaluar dhe passjell përgjegjësi sipas ligjit. Varianti i mëparshëm, i cili u kundërshtua fort, parashikonte që çdo lloj influencë e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ndalohet dhe dënohet me ligj.

Mbledhja e komisionit
Komisioni i posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi është mbledhur dje për të diskutuar projektligjin për organizimin dhe funksionimin e institucioneve që merren me luftën kudër krimit të organizuar dhe korrupsionit (SPAK). Sipas burimeve, janë pranuar dy nga 4 pikat e opinionit të PD. Dakordësi ka pasur për ngritjen e një komisioni ad hoc për kontrollin e pasurisë dhe integritetit të zyrtarëve që do të përbëjnë këtë strukturë hetimore. Në përbërje të tij do të jenë gjyqtarë dhe prokurorë dhe punonjës të Njësisë së Posaçme Hetimore (NJPH). “Kontrolli i verifikimit të pasurisë dhe të figurës përpara emërimit në detyrë, për të gjithë funksionarët dhe familjarët e afërt të tyre të parashikuar në paragrafin 1 të këtij neni, bëhet nga një komision ad hoc, i përbërë nga dy prokurorë të Prokurorisë së Posaçme, të zgjedhur me short, një gjyqtar i Gjykatave të Posaçme, i zgjedhur me short, një punonjës i seksionit të hetimit financiar pranë Prokurorisë së Posaçme, i caktuar nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe një hetues i Njësisë së Posaçme Hetimore, i caktuar nga Drejtori i Njësisë së Posaçme Hetimore”, thuhet në amendamentin e PD. Gjithashtu është pranuar edhe një tjetër pikë e PD për rishikimin e kritereve për emërimin e drejtorit të Njësisë së Posaçme Hetimore. Gjithsesi, përgjigja përfundimtare pritet të vijë nga misionet e EURALIUS dhe OPDAT në Tiranë.

Manja për SPAK
Anëtari i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi Ulsi Manja në një prononcim për mediat ka thënë se më 22 shtator Shqipëria do të ketë ligjin për hetimin e korrupsionit në radhët e zyrtarëve të lartë. Sipas Ulsi Manjas, ky ligj do të miratohet në frymë të ndryshimeve kushtetuese të bëra më 22 korrik dhe ligjit të Vetingut. “Sa i përket Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion mund të them me siguri se nesër në komision do të ketë votim të projektligjit. Sot për këtë kemi pasur diskutime mes mazhorancës dhe opozitës. Kemi rënë dakord që ekspertët e OPDAT të njihen me ndryshimet. Nesër do kemi një votim në tërësi të këtij projektligji. Javës që vjen Shqipëria do të ketë të parin ligj që do merret me hetimin e veprave penale të krimit e korrupsionit në radhët e zyrtarëve të lartë. Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Gjykata e Posaçme që do merret me gjykimin e këtyre veprave” tha Ulsi Manja.
 
 
Ndryshimi
Sipas amendamentit të PD, politikanët dhe zyrtarët që shajnë prokurorët apo ndërhyjnë në punën e tyre, mbajnë përgjegjësi sipas ligjit. Në variantin e PD, ashtu si në variantin e rishikuar të EURALIUS dhe OPDAT, janë hequr gazetarët dhe mediat.
 
Konsensusi
Janë pranuar dy nga 4 pikat e opinionit të PD. Dakordësi ka pasur për ngritjen e një komisioni ad hoc për kontrollin e pasurisë dhe integritetit të zyrtarëve që do të përbëjnë këtë strukturë hetimore.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron