Frika nga hetimet/15 garancitë që
kërkon PD nga prokurorët e rinj

Frika nga hetimet/15 garancitë që<br />kërkon PD nga prokurorët e rinj
Partia Demokratike u trembet hetimeve nga prokurorët, të cilët do t’i mbijetojnë procesit të Vetingut. E vetëdijshme se disa eksponentë të saj mund të jenë objekt i Byrosë së Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë me juridiksion të përgjithshëm, opozita ka propozuar 15 rregulla dhe direktiva, në formë garancish, të cilat duhet të udhëheqin punën e prokurorëve, gjatë hetimeve, ndjekjeve penale dhe referimit të dosjeve në gjykatë.

Edhe pse funksioni dhe veprimtaria e prokurorëve rregullohet deri në detaje me anë të Kodit të Procedurës Penale, opozita ka propozuar 15 kërkesa për çështjen e hetimeve, duke reflektuar frikën dhe mosbesimin e thellë tek prokurorët, të cilët do të konfirmohen në detyrë pas skanerit të trefishtë të Vetingut.

Ndër të tjera, në opinionin e saj për ndryshimin e projektligjit për prokurorinë, PD kërkon që prokurori të mos fillojë apo të mos vazhdojë një procedim kur një hetim i paanshëm tregon se akuza është e pabazuar.

Të mos fillojë apo të mos vazhdojë një procedim kur një hetim i paanshëm tregon se akuza është e pabazuar. Të ushtrojë ndjekjen penale me vendosmëri, por në mënyrë të ndershme dhe jo përtej asaj çfarë tregojnë provat. Të analizojë provat që i janë parashtruar në mënyrë që të bindet nëse ato janë marrë në mënyrë të ligjshme. Të refuzojë të përdoren prova, që besohet në mënyrë të arsyeshme se janë marrë nëpërmjet metodave të paligjshme, të cilat përbëjnë cënim të rëndë të të drejtave të të dyshuarit apo personave të tjerë, ndaj kujtdo, përveç ndaj atyre që kane realizuar këto veprime dhe metoda”, kërkon PD.

Shqetësimi i madh
Partia Demokratike thotë se ka një shqetësim të madh sa i takon ngritjes së prokurorisë re. “Shqetësimi më i madh lidhet me marrëdhënien që projektligji përcakton midis Prokurorit të Përgjithshëm dhe Ministrit të Drejtësisë, ku është lënë një mundësi e fshehur për inspektime të Ministrit të Drejtësisë. Në projektligj është vendosur parashikimi që Ministri i Drejtësisë ndjek në vijimësi zbatimin e rekomandimeve të Këshillit të Ministrave, i cili lë vend që të zbatohet se Ministrit të Drejtësisë i njihet e drejta e kontrollit ndaj prokurorëve. Ky shqetësim përforcohet edhe nga rregulli i vendosur në projektligj se Ministri i Drejtësisë ka detyrimin që ankesat ndaj prokurorëve t’i paraqesë tek Inspektori i Lartë i Drejtësisë, duke krijuar një rregull që kjo Ministri pret ankesa ndaj prokurorëve. Në këtë mënyrë, rregullat për marrëdhënien me Ministrin e Drejtësisë janë në kundërshtim me Kushtetutën”, pretendon opozita.

Garancia për Byronë
Partia Demokratike konteston disa pika kyçe edhe të ligjit themelor për zbatimin e Reformës në Drejtësi, siç është ligji për ngritjen e institucioneve që do të luftojë krimin dhe korrupsionin elitar, i quajtur ndryshe SPAK. Amendamentet kryesore të Partisë Demokratike fokusohen tek Byroja Kombëtare e Hetimit, struktura që, në bashkëpunim me ekspertët e FBI, do të hetojë krimin dhe korrupsionin në nivele të larta. Opozita e konsideron të papranueshme Byronë e Hetimit sipas parashikimeve të ligjit të ndërkombëtarëve. Në amendamentin e saj, PD kërkoi garanci që Byroja e Hetimit përdorë vetëm mjetet e ligjshme për kërkimin e provave për të vërtetuar kryerjen ose jo të veprave penale në kompetencë të saj, pasojat e tyre, fajësinë apo pafajësinë e të pandehurit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?