Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që pezullon përkohësisht imigracionin në SHBA, pasi kombi është duke luftuar me shëndetin dhe efektet ekonomike të pandemisë koronavirus.
Masat janë marrë për t’i bërë ballë sulmeve nga armiku i padukshëm sikurse është cilësuar ndryshe pandemia e koronavirus,si dhe për të mbrojtur vendet e punës në SHBA.
Është e paqartë se çfarë mekanizmi do të përdor Trump për të pezulluar emigracionin dhe është gjithashtu e paqartë se sa kohë mund të zgjasë një pezullim i tillë.
Po ashtu, është e paqartë se çfarë efekti do të ketë kjo për personat që mbajnë kartat e gjelbërta tashmë, apo edhe në funksionimin e pikëkalimeve kufitare në SHBA.
Ky nuk eshte në terezi për ç fare kombi flet ky? “Amerikanet” nuk janë komb por kombe!
Përgjigju