Frika nga një sulm rus/ Zbulohet plani i NATO-s: Transport i trupave në portet e Ballkanit dhe “korridore tokësore”

Frika nga një sulm rus/ Zbulohet plani i NATO-s: Transport i trupave në portet e Ballkanit dhe “korridore tokësore”

Foto ilustruese

Paralajmërimet e shumta publike të krerëve të shteteve evropiane, si dhe disa drejtuesve të lartë ushtarakë, për mundësinë e një lufte mes NATO-s dhe Rusisë, po konkretizohen me masa konkrete të aleancës ushtarke.

Mediat e huaja shkruajnë se aleanca po punon për krijimin e shumë “korridoreve tokësore” me qëllim përforcimin r frontit në rast të një lufte tokësor mes Evropës dhe Rusisë.

Ushtarët amerikanë do të zbarkojnë në një nga pesë portet dhe do të kanalizohen përgjatë rrugëve logjistike të planifikuara paraprakisht për t'u përballur me një sulm të mundshëm nga Moska, raporton The Telegraph.

Korridoret tokësore janë bërë një prioritet kyç që kur udhëheqësit e NATO-s ranë dakord të përgatisin 300,000 trupa që do të mbahen në një gjendje gatishmërie të lartë për të mbrojtur aleancën në rast të një sulmi rus. Vendimi u mor në një samit në Vilnius, Lituani, vitin e kaluar.

Planet ekzistuese janë që trupat amerikane të zbarkojnë në portet holandeze përpara se të hipin në trenat që i transportojnë ato përmes Gjermanisë dhe në vazhdim në Poloni. Në rast të një pushtimi rus të NATO-s, trupat amerikane do të dërgoheshin në portin e Roterdamit përpara se të transportoheshin drejt lindjes.

Nëse forcat e NATO-s që hyjnë nga Holanda goditen nga bombardimet ruse, ose shkatërrohen portet e Europës veriore, aleanca do të zhvendosë fokusin në portet në Itali, Greqi dhe Turqi.

Gjithashtu po hartohen plane për transportin e trupave nëpërmjet porteve në Ballkan, si dhe përmes Norvegjisë, Suedisë dhe Finlandës.

Në këto korridore, ushtritë kombëtare nuk do të kufizohen nga rregulloret lokale dhe do të jenë të lirë të transportojnë ngarkesa pa kufizime normale.

Më parë, qeveria franceze është ankuar se tanket e saj janë bllokuar në kufijtë e huaj nga proceset burokratike ndërsa përpiqeshin të vendoseshin në Rumani si pjesë e një skeme të re për t’u mbrojtur kundër një pushtimi të frikshëm rus.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate