Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi duket se ka ‘zënë mend’ pas thirrjes në SPAK vitin e kaluar si dhe pas raportimeve mediatike që konstatonin që Këlliçi nuk kishte deklaruar pasurinë e partneres së tij, Anna Shkreli. Në deklaratën e tij të plotë të pasurisë si deputet të siguruar nga Prapaskena (deklarimi i plotë i pasurisë para fillimit të detyrës), ndryshe nga deklarata e 2021, Belind Këlliçi ka deklaruar pasurinë e Anna Shkrelit, me shënimin ‘bashkëjetuesja’.

 

Të dhënat e raportuara nga Ana Shkreli

Znj. Shkreli deklaron një apartament 127 m2, blerë në 2023, me vlerë 105 mijë euro, me burim kurisme. Ndërkaq, për vitin 2024 deklaron rreth 21 mijë euro ndarje dividenti si person fizik me nipt M01804027N, me objekt veprimtarie shtëpi botuese, librari, shërbim biblioteke dhe shërbime redaktimi.

Anna Shkreli rezulton ka përfituar edhe para publike nga disa ente shtetërore, si person fizik, konkretisht nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor.

Po pse Belind Këlliçi vendosi të deklaronte pasurinë e bashkëjetueses, kur e kishte mohuar para SPAK-ut si të tillë?

Në 26 dhjetor 2024, Belind Këlliçi u paraqit në SPAK, ku përpos të tjerave është pyetur edhe se pse nuk ka deklaruar pasurinë e Anna Shkrelit. Pas daljes nga SPAK ku u thirr nga prokurori Elvin Goga, Këlliçi mohoi bashkëjetesën me partneren. Këlliçi pretendoi se Ana Shkreli jeton me familjen e saj dhe kujdeset për t’a.

“Më është kërkuar për disa detaje të hetimit që të mos shprehem publikisht. Jam pyetur për çdo gjë, për partneren time që unë dal në media publikisht dhe them që nuk bashkëjetoj me të dhe nuk jemi bashkë dhe ajo po kujdeset për familjen e saj, për vëllanë e saj. Pyetem sikur kam deklaruar që them se bashkëjetoj me të”, tha Belind Këlliçi.

Po çfarë ka ndodhur që Belind Këlliçi vendosi të deklaronte pasurinë e bashkëjetueses?

Ka vendosur partnerja të mos kujdeset më për familjen e saj siç pretendoi Belind Këlliçi dhe të kujdeset për Belon apo Belo ka ndjerë frikën e veprimit të mundshëm të SPAK-ut?

Me deklarimin e pasurinë së bashkëjetueses në 2024-2025, a ka pranuar Belind Këlliçi se ka kryer vepër penale, duke mos e deklaruar pasurinë e saj në 2021 kur u zgjodh deputet dhe në vijim deri kur u la mandatin në 2023, ku humbi me 60 mijë vota në garën për Bashkinë e Tiranës? /Prapaskena