TIRANË- Prej ditës së djeshme në kryeqytet vijon aksioni i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe policisë për të goditur një rrjet call centerash, që SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane dyshojnë që ka mashtruar duke u zhvatur të paktën dhjetëra miliona euro, qytetarëve të Bashkimit Evropian.

Mbrëmjen djeshme, oficerët e policisë dhe të BKH-së, përfshirë kreun Joni Keta, zbarkuan në disa kulla luksoze në Tiranë. Nga kontrollet, të paktën 12 persona janë arrestuar deri pasditen e së shtunës. Më kryesorët, tre vëllezër nga Tropoja, të cilët konsiderohet organizatorë të këtij aktiviteti, janë shpallur në kërkim për skemë mashtrimi, Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan kompjuterë dhe portofole kriptomonedhash, të cilat dyshohet se lidhen me mashtrimin e qytetarëve të Bashkimit Europian. Hetimet në Shqipëri po ndiqen nga prokurori i SPAK, Ened Nakuci dhe një prokuror i huaj.

Mësohet se ky grup përdorte një skemë të mirë menduar për të humbur gjurmët, duke ndërruar herë pas herë ambientet me qira ku ushtronte aktivitetin e paligjshëm.

Hetimet kanë pasur si indicie edhe një investigim të bërë nga emisioni italian “Le Lene”, ekipi i të cilëve ishte dje në Tiranë gjatë aksionit. Ekipi kishte infiltruar një person, i punësuar si operator në një call center që ndodhej në katin e 13 të kullës ‘4Ever Green Tower’, pranë Gjykatës së Lartë në qendër të Tiranës. Por kur zbarkoi BKH dhe policia, aktiviteti i paligjshëm ishte zhdukur.

Sipas investigimit italian, i përfshirë në këtë rrjet është edhe një polici italian i cili rekrutonte të rinj në Itali të cilët më pas dërgoheshin për të punuar si operatorë në call centerat mashtruese në Tiranë, dhe disa shtete të tjera.

Skema bazohet në telefonata që përmes një investimi fillestar 250 euro, premtohen fitime të lehta dhe platforma dixhitale që simulojnë investime në situata të cilat në fakt nuk ekzistojnë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:41
Operacioni i SPAK dhe autoriteteve italiane, në kërkim 3 vëllezërit, kokat e grupit që mashtronin qytetarët e BE përmes Call Center (EMRAT)

Në foto kulla ku u zhvilluan dje kontrolle

Report Tv ka mësuar detaje të reja nga operacioni i SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane, të cilët goditën një grup që mashtronin qytetarët e BE përmes call centerave dhe u zhvatën dhjetëra miliona euro. Burime bëjnë me dije se në kërkim janë shpallur 3 vëllezër, Agim Prekaj, Alfred Prekaj dhe Arjan Prekaj, të cilët dyshohet se janë organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale.

Ora 15:02
Emisioni investigativ italian çoi SPAK te operacioni kundër mashtrimit me call center, infiltruan një punonjës! Polici italian rekrutonte të rinjtë dhe i sillte në Tiranë

Kulla ku SPAK dhe BKH kryen kontrollet

SPAK dhe BKH po vijojnë në operacion të përbashkët me autoritetet italiane për mashtrim me call center. Hetimet për këtë grup mësohet se kanë pasur si indicie edhe një episod të një emisioni investigativ italian italian “Le Iene”, ekipi i të cilëve ishte dje në Tiranë gjatë aksionit. Mësohet se ekipi kishte infiltruar një person, i punësuar si operator në call centerin që ndodhej në katin e 13-të kullën pranë Gjykatës së Lartë, ‘4Ever Green Tower’, por kur zbarkuan zbarkoi BKH, aktiviteti i paligjshëm ishte zhdukur.

Sipas investigimit i përfshirë është edhe një polici italian si rekrutues i të rinjve të cilët i dërgonte për punuar si operatorë në call centerat mashtrues, rrjet i shpërndarë në Shqipëri, Qipro dhe Maltë.