Polonia dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan një marrëveshje me vlerë rreth 2 miliardë dollarë për ofrimin e mbështetjes logjistike për sistemin e mbrojtjes ajrore.

Polonia po rrit aftësitë e saj mbrojtëse, duke e pozicionuar veten si një lojtar kyç në krahun lindor të NATO-s përballë një Rusisë.

Lajmi u bë me dije nga ministri polak i Mbrojtjes Wladyslaë Kosiniak-Kamysz, sipas mediave të huaja. 

“Ky është një investim themelor, një investim ekzistencial. Investimi prej rreth dy miliardë dollarësh ka të bëjë me shpërndarjen e pajisjeve dhe mbështetjes logjistike për bateritë Patriot në dispozicion të ushtrisë polake', tha ministri polak i Mbrojtjes Wladyslaë Kosiniak-Kamysz pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Ndërkohë, kryeministri polak Donald Tusk i ka kërkuar Bashkimit Evropian të krijojë një mburojë të mbrojtjes ajrore për të forcuar aftësinë e bllokut për të penguar agresionin.