Franca ka mobilizuar 115 mijë forca të sigurisë të cilat kanë dalë në teren pas sulmeve në Paris nga militantët e Shtetit Islamik. Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve ka deklaruar se gjatë natës së fundit në të gjithë territorin francez janë kryer 128 kontrolle. “6 atentate të këtij lloji u shmangën vetëm në sezonin e verës”, ka thënë Cazeneuve.
Ndërkohë një gjueti e madhe ka nisur për gjetjen e një prej terroristëve të dyshuar Salah Abdeslam. Ai besohet se fshihet në Belgjikë e për këtë, qeveria e këtij vendi ka rritur nivelin e kërcënimit terrorist, ndërsa dhe ndeshja miqësore me Spanjën është pezulluar.
(Salah Abdeslam)
Presidenti francez Fransua Hollande pritet të fluturojë për në Uashington dhe në Moskë javën e ardhshme për bisedime me presidentin Barack Obama dhe atë rus Vladimir Putin.
Sekretari amerikan i Shtetit , John Kerry ndodhet në Paris, ku pas bisedimeve me Presidentin deklaroi se Shtetet e Bashkuara do t’i qëndrojnë në krah Francës. Ai i përshkroi militantët e Shtetit Islamik si monstra psikopatë.
Në një tjetër zhvillim avionët ushtarakë francezë kanë vazhduar bombardimet kundër Shtetit Islamik, në Raqqa, në veri të Sirisë.
Hollande e homologu iranian nënvizojnë rëndësinë e negociatave ndërkombëtare për zgjidhjen e konfliktit në SiriPresidenti francez, François Hollande dhe homologu iranian, Hassan Rohani kanë vënë theksin tek rëndësia e negociatave mes fuqive të mëdha për zgjidhjen e konfliktit në Siri gjanë një bisede telefonike, tha presidenca franceze.
“Dy drejtuesit nënvizuan gjithashtu rëndësinë për të luftuar me të gjitha forcat e tyre kundër Daech (akronim në arabisht i Organizatës së Shtetit Islamik) dhe terrorizmit”, shtoi i njëjti burim.
“Ata gjithashtu ranë dakord për të gjetur një datë të shpejtë për një vizitë të Rohanit në Francë që parashikon riforcimin e bashkëpunimit dypalësh”, theksoi Elyse.
Pas atentateve në Paris, presidenti iranian shtyu një vizitë që duhet të niste të shtunën në Itali për të vijuar të hënën në Francë.
Fuqitë e mëdha, përfshirë SHBA-në, Rusinë, Bashkimin Evropian, vendet arabe dhe Iranin, ranë dakord të shtunën për një kalendar të tranzicionit politik, një hap i rëndësishëm pas sulmeve xhihadiste që shkaktuan të paktën 129 të vdekur dhe 352 të plagosur në Paris
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.8%
-
Pak
9.5%
-
Aspak
73.7%
Vota total: 179
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Fillon ndërtimi i rrugës së Komanit në Vaun e Dejës, kryebashkiaku Beci: I shërben mijëra banorëve, turizmit dhe lidhjes së HEC-eve
24 Janar, 22:33
-
‘Lufta dhe paqja’, Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
24 Janar, 22:20
-
Analiza e VOA: Elon Musk dhe historiku i manjatëve në politikën amerikane
24 Janar, 22:15
-
Propozimi i PD për Diasporën, Braçe i prerë: Jo, s’mund të votohet me dokumente të huaja për Shqipërinë! Nuk ndodh kurrkund, është fyerje
24 Janar, 22:12
-
Grupet e para të imigrantëve dëbohen nga Shtetet e Bashkuara me aeroplanë ushtarakë
24 Janar, 22:10
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Të armatosur deri ‘në dhëmbë’, ushtria amerikane zbarkon pranë kufirit me Meksikën (VIDEO)
24 Janar, 21:56
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
VIDEO-LAJM/ Uzuni përshëndet me postim fansat e ekipit të ri Austin në spanjisht: Shihemi së shpejti në stadium!
24 Janar, 20:34