Frika nga Vetting, vëllai i Bashës
jep dorëheqjen, Nishani e fsheh

TIRANE-Frika nga vettingu ka bërë që Lulzim Basha dhe Sali Berisha, të jenë në luftë me të gjithë prej kohësh.

Ata kanë nxjerrë PD-në në protestë prej dy muajsh, me justifikimin se duan zgjedhje të lira, pasi do ua vjedhë Edi Rama.

Por, vetting-ut nuk i tremben vetëm ata, por edhe familjarët e tyre.

Gazeta TemA mëson se një prej tyre është edhe vëllai i kreut të Partisë Demokratike.

Vëllai i Lulzim Bashës, Erlind Basha, ka punuar si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë dhe, përpara pak javësh, ka dhënë dorëheqjen, pikërisht për të mos kaluar nëpër procesin e vetting-ut.

Dorëheqja është dhënë ekzaktësisht për këtë, se edhe është paguar e vijon të paguhet në bazë të ligjit te vetting-ut për ata gjyqtarë e këshilltarë që vetëlargohen nga sistemi.

Presidenti Bujar Nishani ndërkohë, është kujdesur ta mbajë të fshehtë këtë gjë dhe emri i vëllait të Lulzim Bashës nuk është shfaqur në listën përkatëse që gjendet në website e Presidencës.

erlind basha
lulzim basha dhe i vellai
(Lulzim Basha me familjen)

Redaksia Online
Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit