Dy prokuroret e Elbasanit, Ermira Tafani dhe Armarda Xhaferri kanë paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy prokuroret nuk kanë dhënë arsye për dorëheqjen e tyre, por dyshimet janë për shkak të frikës nga vettingu si dhe ngarkesa në punë.
Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela kërkoi hetim disiplinor për prokuroren e Elbasanit Armarda Xhaferri. Çela i kërkoi Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurores. Sipas Sektorit të Monitorimit në Prokurorinë e Përgjithshme janë konstatuar veprime të cilat mund të përbëjnë shkelje disiplinore në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurores Xhaferri në lidhje me funksionin e saj si magjistrat.
Nga ana tjetër Ermira Tafani, ka qenë kandidate për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm në vitin 2017.
-
Sigurisht qe do japin doreheqjen jo po do merren me kazana si ju apo me ordinerat dhe kriminelat.
Përgjigju -
Keto prokurore?! Keto duken me shume si sekretare,ose nepunse te rendomta.Nuk besoj se kane kellqe per ate pune, qe kerkon njerez te forte.Cfaredo te kete qene arsyeja,doreheqja eshte gjeja me e mire qe kane bere.
Përgjigju -
Nuk mjafton thjesht doreheqja, duhet dhe sekuestrim pasurie qe nuk justifikojnë burrimin. Ne te kundert keto baxhellat e gjyqesorit do gezojne parat dhe pasurit e grabitura.
Përgjigju











Komente
Komento