Frika nga vettingu, dorëhiqen prokuroret Ermira Tafani dhe Armarda Xhaferri

Frika nga vettingu, dorëhiqen prokuroret Ermira Tafani dhe Armarda Xhaferri

Prokuroret Armanda Xhaferri dhe Ermira Tafani

Dy prokuroret e Elbasanit, Ermira Tafani dhe Armarda Xhaferri kanë paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy prokuroret nuk kanë dhënë arsye për dorëheqjen e tyre, por dyshimet janë për shkak të frikës nga vettingu si dhe ngarkesa në punë.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela kërkoi hetim disiplinor për prokuroren e Elbasanit Armarda Xhaferri. Çela i kërkoi Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurores. Sipas Sektorit të Monitorimit në Prokurorinë e Përgjithshme janë konstatuar veprime të cilat mund të përbëjnë shkelje disiplinore në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurores Xhaferri në lidhje me funksionin e saj si magjistrat.

Nga ana tjetër Ermira Tafani, ka qenë kandidate për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm në vitin 2017.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gerti: 03/11/2021 18:14

    Sigurisht qe do japin doreheqjen jo po do merren me kazana si ju apo me ordinerat dhe kriminelat.

    Përgjigju
  • Iris: 31/10/2021 00:07

    Keto prokurore?! Keto duken me shume si sekretare,ose nepunse te rendomta.Nuk besoj se kane kellqe per ate pune, qe kerkon njerez te forte.Cfaredo te kete qene arsyeja,doreheqja eshte gjeja me e mire qe kane bere.

    Përgjigju
  • Veting dhe sekuestrim pasurie: 30/10/2021 12:40

    Nuk mjafton thjesht doreheqja, duhet dhe sekuestrim pasurie qe nuk justifikojnë burrimin. Ne te kundert keto baxhellat e gjyqesorit do gezojne parat dhe pasurit e grabitura.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë