DURRËS- Agjentët e antidrogës në Policinë e Shtetit kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm në një kontenier me banane të mbërritur nga Amerika e Jugut, pas dyshimeve se kishte lëndë narkotike.
Pas më shumë se 30 minutave kontroll të çdo arke me banane,por edhe në pjesën e jashtme frigoriferike të kontejnerit, ku referuar episodeve të kaluara është fshehur droga, ka rezultuar se e gjitha ka qenë një alarm fals. Gazetari i Report Tv, Artur Korriku raporton se pas gjetjes së 137 kg kokainë të gjetur pak ditë më parë, është rritur siguria në Portin e Durrësit, duke qenë se droga një kontenier është një praktikë e përdorur nga trafikatët për trafikimin e lëndëve narkotike. Dyshimet erdhën pasi kontenieri kishte në rregull plumbosjes, por pas kontrollit nuk u gjet drogë.
Më 27 shtator, në një kontenier me banane u kanë në pjesën e jashtme, frigoriferike 137 kg kokainë të ardhur nga Ekuadori. Për sekuestrimin e 137 kg kokainë të sekuestruar nga autoritetet shqiptare e ato greke, me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi në mungesë masën e arrestimit me burg për biznesmenin durrsak, Gentian Malindin. Për të policia e prokuroria kanë dyshime se është njëri prej porositësve të lëndës narkotike. Ndërsa të premten, gjykata u komunikoi masën e arrestit me burg edhe dy bashkëpunëtorëve të tij, punonjësit të sigurisë në Portin e Durrësi, Ardian Bega dhe për Altin Mislihakan, pastrues në anijen e peshkimit të Gentian Malindit.