E ndërsa Partia Demokratike në Shqipëri këmbëngul për votim elektronik duke marrë shembull Perëndimin, Holanda do ta heq duke rikthyer numërimin me dorë të fletëve të votimit.
Qeveria holandeze vendosi që të gjitha votat në zgjedhjet e muajit të ardhshëm në Holandë do të numërohen me dorë për shkak të rrezikut nga sulmet kibernetike.
Vendimi erdhi pas raporteve se programet kompjuterike që përdoren për të nxjerrë rezultatet në nivel rajonal dhe kombëtar mund të mos jenë të sigurta.
Agjencitë e inteligjencës kanë paralajmëruar se zgjedhjet e këtij vitit në Francë, Gjermani dhe Holandë mund të jenë të cenueshme nga manipulimet prej aktorëve të jashtëm, përfshirë Rusinë.
Ministri i Brendshëm i Holandës, Ronald Plasterk tha se për shkak të kërcënimeve të raportuara nuk mund të lejohet asnjë hije dyshimi për zgjedhjet dhe prandaj vendimi i qeverisë është i justifikuar.
“Kemi të dhënat se rusët mund të jenë të interesuar dhe për këtë arsye, për zgjedhjet e ardhshme do të kthehemi pas e do të bazohemi tek lapsi e letra" deklaroi Plasterk.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com