Britania e Madhe pritet të akordojë 99.9 milionë paund në vit për modernizimin e sistemeve teknologjike të familjes mbretërore, mes shqetësimeve për sulme të mundshme kibernetike që Perëndimi ia atribuon Rusisë.

Sipas mediave britanike, faqet dhe bazat e të dhënave të familjes Windsor konsiderohen të cenueshme për shkak të sistemeve të vjetruara. Raportohet gjithashtu se disa faqe të Buckingham Palace kanë pësuar ndërprerje në vitet e fundit, duke ngritur shqetësime për sigurinë e të dhënave.