Frikë nga sulmet terroriste, Lojërat Olimpike nën masa të rrepta sigurie

Frikë nga sulmet terroriste, Lojërat Olimpike nën masa të rrepta sigurie

Paris

Miliona vizitorë dhe mijëra atletë do të dynden në Paris për Lojërat Olimpike Verore, por e panjohura e madhe për organizatorët është rreziku i mundshëm i protestave, terrorizmit dhe sulmeve kibernetike.

Lojërat Olimpike kanë qenë një objektiv i sulmeve në të kaluarën, veçanërisht në Lojërat e Mynihut të vitit 1972, ku 11 atletë dhe trajnerë izraelitë u vranë nga anëtarët e grupit terrorist palestinez “Shtatori i Zi”. Më pas, në vitin 1996, një shpërthim bombe vrau një grua dhe plagosi më shumë se 100 njerëz në Lojërat e Atlantës, përcjellë KosovaPress.

Franca planifikon të vendosë rreth 35,000 policë çdo ditë gjatë Lojërave, duke arritur në 45,000 për Ceremoninë e Hapjes, tha për CNN një zëdhënës në ministrinë e brendshme franceze.

Përveç kësaj, 10,000 ushtarë do të vendosen në rajonin e Parisit - një përpjekje e mbështetur nga 1,800 oficerë policie nga e gjithë bota, shtuan ata.

Franca do të vendosë gjithashtu 20,000 personel privat të sigurisë gjatë gjithë rrjedhës së olimpiadës.

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit do të mbahet më 26 korrik dhe do të jetë e para që do të mbahet ndonjëherë në një lumë. KosovaPress

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Nadal mundet në finale e Swedish Open

Nadal mundet në finale e Swedish Open