‘Frikë’ se mos ua marrin deputetët e Rithemelimit, socialistët marrin me vete kartonët, i dorëzojnë te sekretarja e grupit (VIDEO)

 

Në mënyrë që deputetët e Rithemelimit të mos u marrin kartonët jeshil, socialistët kanë menduar që t’i sigurojnë. Deputetët e Partisë Socialiste i kanë marrë kartonët jeshil me vete dhe i kanë dorëzuar tek sekretarja e Grupit.

Për shkak të kaosit që deputetët e Rithemelimit krijuan në Kuvend deputetët e maxhorancës kaluan pr/ligjet dhe pr.vendimet që ishin përcaktuar në rend dite, teksa ishin në këmbë pa debate apo diskutime. 

Pr/ligjet dhe pr/vendimet e miratuara në seancën e sotme dhe votimi

- Aktit normativ nr. 5, datë 18.10.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023” - u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

-Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.10083, datë 23.2.2009, “Për miratimin e kontratës së koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, si autoritet kontraktues, dhe EVN AG, Statkraft AS dhe Devoll Hydropower, sh.a., si bashkëkoncesionarë për projektimin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll, në Republikën e Shqipërisë” - u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (huadhënësi), për financimin e projektit “Politika për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri - faza II” - u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

-Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.9363, datë 24.3.2005, “Për dërgimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe për mënyrën e procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar” – u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

-Projektligji  Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (huamarrësi), dhe Kfw Frankfurt am Main (Kfw), për financimin e projektit “Politika për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri” - 2 faza II” u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

- Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, nga njëra anë, dhe Bashkimit Evropian, nga ana tjetër, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit “Evropa Digjitale” (2021-2027)”-  u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese, me shkëmbim notash, të marrëveshjes së partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, ratifikuar me ligjin nr.31/2021” u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Bullgarisë, për mbrojtjen shoqërore” - u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

-Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.75/2014, “Për shërbimin privat të sigurisë fizike” - u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

-Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10018, datë 13.11.2008 “Për avokaturën e shtetit”, të ndryshuar”-  u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

-Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 116/2014 “Për akreditimin e organeve të vlerësimit të konformitetit në Republikën e Shqipërisë”- u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Projektvendimet e miratuara

-Projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 65/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionit të Prokurimit Publik”, i ndryshuar”  u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

-Projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 95/2016, “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”, të ndryshuar” u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

-Projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 67/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, i ndryshuar” u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

-Projektvendimi “Mbi disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 36/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe nivelit të pagave për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë” u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

-Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin e Kuvendit nr. 34, datë 20.05.2010 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, i ndryshuar” u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

-Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 11/2011 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri” u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

-Projektvendimi “Për caktimin e masës së shpërblimit mujor fiks të anëtarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar” u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.


Lajmi kryesor:

VIDEO + FOTO/ Berisha e 'Rithemelimi' skenar kaosi e dhune në Kuvend! Karrige përmbys e tymuese! Socialistët votojnë ligjet në këmbë


M.Q./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen