Frikësoi peruanët, 16-vjeçari i kombëtares 1.94 i gjatë për ‘Report Tv’: Fiziku s’është gjithçka, synoj të luaj në Premier League

Adi Kurti është futbollisti dhe kapiteni i kombëtares U-16 që ra më shumë në sy në ndeshjen kundër Perusë të zhvilluar së fundmi. Kuqezinjtë fituan me rezultatin 3-0, por në Peru hodhën dyshime se Kurti është më i madh në moshë për shkak të gjatësisë jo edhe aq normale.

“Jam 1.94 centimetra. Kam lindur më 17 janar 2006, por gjatësia nuk ka të bëjë në futboll,”-u shpreh Adi Kurti, futbollist i kombëtares U-16.

Së bashku me kombëtaren U-16 Kurti fitoi të tre ndeshjet e një turneu të zhvilluar në Shqipëri ku morën pjesë Peruja, Luksemburgu dhe Irlanda e Veriut.

“Ekipi, futbollistët, presorët dhe stafi i vlerësuan ndeshjet sepse ishte një turne që na bënte mirë ne. Duhet të rriteshim si kombëtare. Treguam vlerat dhe përse mos ta fitonim?! Në fund u gëzuam të gjithë bashkë, me gjithë prindërit,”-deklaroi Adi Kurti, futbollist i kombëtares U-16.

Në nivel ekipesh 16-vjeçari 1.94 i gjatë bën pjesë e FC Pepës në Elbasan, por për të ardhmen synimet i ka të qarta.

“Në kombëtaren e madhe idhulli im është Berat Gjimshiti sepse adhuroj punën e tij që po bën me kombëtaren, ndërsa në Europë idhulli im është Giorgio Chiellini. Më pëlqen stili i tij, ndërkohë që jam edhe fans i futbollit italian,”-tha Adi Kurti, futbollist i kombëtares U-16.

Kurti ëndërron që një ditë të bashkohet me Juventusin, ndërsa lakmon shumë edhe Premier League atje ku fiziku i tij është mëse i përshtatshëm.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës, Basha takim me bashkatdhetarët në Itali

Vota e diasporës, Basha takim me bashkatdhetarët në Itali