Adi Kurti është futbollisti dhe kapiteni i kombëtares U-16 që ra më shumë në sy në ndeshjen kundër Perusë të zhvilluar së fundmi. Kuqezinjtë fituan me rezultatin 3-0, por në Peru hodhën dyshime se Kurti është më i madh në moshë për shkak të gjatësisë jo edhe aq normale.

“Jam 1.94 centimetra. Kam lindur më 17 janar 2006, por gjatësia nuk ka të bëjë në futboll,”-u shpreh Adi Kurti, futbollist i kombëtares U-16.
Së bashku me kombëtaren U-16 Kurti fitoi të tre ndeshjet e një turneu të zhvilluar në Shqipëri ku morën pjesë Peruja, Luksemburgu dhe Irlanda e Veriut.
“Ekipi, futbollistët, presorët dhe stafi i vlerësuan ndeshjet sepse ishte një turne që na bënte mirë ne. Duhet të rriteshim si kombëtare. Treguam vlerat dhe përse mos ta fitonim?! Në fund u gëzuam të gjithë bashkë, me gjithë prindërit,”-deklaroi Adi Kurti, futbollist i kombëtares U-16.
Në nivel ekipesh 16-vjeçari 1.94 i gjatë bën pjesë e FC Pepës në Elbasan, por për të ardhmen synimet i ka të qarta.
“Në kombëtaren e madhe idhulli im është Berat Gjimshiti sepse adhuroj punën e tij që po bën me kombëtaren, ndërsa në Europë idhulli im është Giorgio Chiellini. Më pëlqen stili i tij, ndërkohë që jam edhe fans i futbollit italian,”-tha Adi Kurti, futbollist i kombëtares U-16.
Kurti ëndërron që një ditë të bashkohet me Juventusin, ndërsa lakmon shumë edhe Premier League atje ku fiziku i tij është mëse i përshtatshëm.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Beteja në PD për anëtarët e KZAZ, cilën listë duhet të regjistrojë KQZ?
-
Berishës
17.8%
-
Alibeajt
74.7%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1422
Lajme të tjera
-
55 të vrarë e qindra të plagosur, protesta e dhunë në Peru për dorëheqjen e presidentes! Policia plumba protestuesve, qytetarët djegin një efektiv
20 Janar, 12:05
-
Ndan të varfrit nga të pasurit, ‘muri i turpit’ në Peru do të shembet! Gjykatësi: Nuk mund të ndahet shoqëria në klasa
30 Dhjetor 2022, 20:40
-
Vendi në gjendje të jashtëzakonshme prej rrëzimit të Presidentit, rreth 300 turistë të bllokuar në Machu Picchu mes protestave në Peru
17 Dhjetor 2022, 07:41
-
Dështon grushti i shtetit, Peruja zgjedh Presidenten e parë femër pas arrestimit të Castillo-s
8 Dhjetor 2022, 11:04
-
Tragjike/ Avioni përplaset me kamionin e zjarrfikësve gjatë ngritjes, 2 viktima
19 Nëntor 2022, 12:10
-
VIDEO/ Mënyra e veçantë e Policisë peruane për të kryer operacionin antidrogë! Të veshur si 'Spider man', efektivët arrestojnë 4 trafikantët
1 Nëntor 2022, 16:07
-
2.3 tonë kokainë e pastër në pronësi të grupit shqiptaro-peruan, zbulohen fotot e 2 dy shqiptarëve në kërkim (VIDEO)
19 Shtator 2022, 10:41
-
2.3 tonë kokainë e sekuestruar në Peru! Çmontohet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës! Ja kush janë 28-vjeçari shqiptar dhe biznesmeni italian që drejtonin bandën (EMRI)
5 Shtator 2022, 13:38
-
Iu kapën 2.2 ton kokainë, del videoja e përgjimit të trafikantëve Franc Malo e Gentjan Meta! Alarm në Peru, mafia shqiptare po pushton tregun e drogës
27 Qershor 2022, 11:42
-
‘Barbas’ dhe ‘Pelado’, 2 bosët shqiptarë të drogës që po frikësojnë Perunë! Vendi latin në alarm: Mafia shqiptare po lë Ekuadorin e po vjen këtu, të rrezikshëm
17 Qershor 2022, 13:23
-
U kapën me 2.2 tonë kokainë në Peru, identifikohen dy shqiptarët! Si u filmuan në hotelin luksoz
14 Qershor 2022, 17:44
-
Kapen 2.2 ton drogë të fshehur në kanaçet me lëng shparg në Peru, shpallen në kërkim dy shqiptarët, drejtues të grupit! Do e paguanin kokainën me Bitcoin
12 Qershor 2022, 08:22