Aleati i Partisë Socialiste Mark Froku ka thënë publikisht se ish kryeminsitri Berisha i ka vendosur 1 milionë dollarë gjobë në biznesin e tij. Duke mos u bërë pishman për koalicionin me PS ai ka nënvizuar se “Gjoba marramendëse, qindra mijëra dollarë dhe pa asnjë lloj arsye.
Di shumë mirë se në Tiranë dhe Shqipëri ka pasur biznese dhe aktivitete të mëdha se nuk kanë pasur licencë dhe kanë lulëzuar, ne paguanim taksa dhe merrnim gjoba marramendëse. Arsyeja ishte e thjeshte ne u pozicionuam në krah tjetër dhe nuk ishim me to. Gjobat mund ti keni kaluar 1 milion dollarë.
Shumica e tyre janë paguar, pasi nuk i kishim mundësi tjetër.”, u shpreh Frroku. Kreu i PKD-së, bëri publike faktin se është në fazën e bisedimeve me partine e Nard Ndokës, për mundësinë e bashkëpunimit të forcave kristiane.
“Në fakt ne do jemi gjithëpërfshirës. Jemi në bisedime me zotin Ndoka, por dhe me spektrin tjetër kristian. Jemi në bisedime dhe duhet të konkludojmë në disa pika. Që në një të ardhme do e bëjmë publike.
Shkrimi u publikua sot (24.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com