Pas tre refuzimeve radhazi, Sali Berisha hoqi dorë nga përpjekja për tu bashkua me protestën e të rinjve para Ministrisë së Arsimit. Këtë të shtunë, ai zgjodhi të komentojë në një bashkëbisedim me qytetarët, Asamblenë e PS nga ku kryeministri Edi Rama njoftoi largimin e Erion Veliajt nga drejtimi politik i Tiranës.

Kreu i PD tha se është i gatshëm të bashkëpunojë politikisht me çdo forcë apo individ, edhe nëse këta aktorë e kritikojnë personalisht . Ai nuk përjashton madje as kontributin e Erion Veliajt, së fundmi një kritik i ashpër i kryeministrit.

“Në këtë listë hyjnë të gjithë ata, të cilët e konsiderojnë të keqen më të madhe për Shqipërinë, Edi Ramën.  Erion Veliaj është një i burgosur hajdut aty ku është, dhe në arrestimin dhe krimet e tij, Partia Demokratike ka një kontribut të pamohueshëm. Por, edhe njëherë e them, cilido që dëshiron të kontribuojë në largimin e të keqes më të madhe, nuk është bashkim programor ky, jo. Winston Churchill fitoi luftën me fuqinë ushtarake më të madhe të kohës sepse thirri bashkimin. Dhe u bashkua, me kë u bashkua? Me Josif Stalinin, diktatorin më gjakatar të të gjitha kohërave.  Pra, duhet t'i dallojmë gjërat. Shqiptarët, ky regjim po i dëbon nga trojet e tyre, prandaj duhet të ikë një minutë e më parë. Po në qoftë se Veliaj jep kontribut, le të japë. Nuk ndaloj asnjërin”, tha Berisha.

Komentoi edhe lëvizjet e Asamblesë së PS duke thënë se Ervin Demo u shpërblye pas dhunës në protesta. 

“Së pari, ka vënë Ervin Demon sepse konstatoi që ky kriminel gjatë fushatës është i aftë të kryejë çdo krim. Dhe sigurisht vendosja e tij është një sfidë për konfliktualitet të madh. Është një kushtrim dhe thirrje për qytetarët e Tiranës të ngrihen përsëri në përballje me regjimin.  Ndërsa, për asambleistët e tij, mund të them se në tërësi ata janë një kolektivitet shumë herë më kriminal se banorët e burgut të Peqinit apo të Fierit”, tha Berisha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:57
Demo drejtues politik i PS për Tiranën, Berisha: Rama e caktoi se është kriminel i aftë për çdo krim

Lajmin se Ervin Demo do të jetë drejtues politik i Partisë Socialiste për Tiranën, Sali Berisha e komentoi si caktimin e një njeriu që “është i aftë të kryejë çdo krim”.

“Së pari, ka vënë Ervin Demon sepse konstatoi që ky kriminel gjatë fushatës është i aftë të kryejë çdo krim. Dhe sigurisht vendosja e tij është një sfidë për konfliktualitet të madh. Është një kushtrim dhe thirrje për qytetarët e Tiranës të ngrihen përsëri në përballje me regjimin.  Ndërsa, për asambleistët e tij, mund të them se në tërësi ata janë një kolektivitet shumë herë më kriminal se banorët e burgut të Peqinit apo të Fierit”, tha Berisha.

Ora 09:23
Pas refuzimit të protestuesve, Berisha heq dorë nga protestat kombëtare, i rikthehet bashkëbisedimin virtual me qytetarët

Pas tre refuzimeve radhazi, Sali Berisha duket se ka hequr dorë nga përpjekja për tu bashkua me protestën e të rinjve para Ministrisë së Arsimit.

Këtë të shtunë, Sali Berisha nuk do të organizojë protestë kombëtare, të cilat janë karakterizuar nga numri i ulët i militantëve demokratë dhe përplasjet e tyre me protestuesit pas thirrjeve “Berisha në burg”.

Berisha duket se i është kthyer traditës së vjetër të bashkëbisedimit në rrjetet sociale.