Frontex: 45% e migrantëve të parregullt kaluan nga Ballkani drej Evropës në 2022

Frontex: 45% e migrantëve të parregullt kaluan nga Ballkani drej Evropës në 2022

Foto ilustruese

Rruga e Ballkanit Perëndimor përbënte gati 45% të totalit të migrantëve të parregullt që u ndaluan në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian gjatë vitit 2022, tha përmes raportit më të fundit vjetor Agjencia evropiane e Ruajtjes së Kufijve , FRONTEX.

Rreth 145. 600 kalime të parregullta kufitare u raportuan në itinerarin e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria , të cilat përbënin rreth 136% më shumë se në vitin 2021.

Raporti i FRONTEX-it pohon se ky është numri më i lartë i kalimeve të parregullta të raportuara në këtë rrugë që nga viti 2015.

Sipas raportit të FRONTEX shtetasit e Sirisë, Afganistanit dhe Turqisë përbënin numrin më të madh të migrantëve të parregullt, por u raportuan gjithashtu kombësi që më parë kishin qenë pak në këtë rrugë, si tunizianët, indianët dhe burundistët.

Në vitin 2022, sipas përllogaritjeve paraprake të FRONTEX , rreth 330 000 kalime të parregullta kufitare u zbuluan në kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian nga të gjitha rrugë-kalimet duke shënuar numrin më të lartë të migrantëve që nga viti 2016 dhe një rritje prej 64% nga viti i kaluar.

Sipas raportit sirianët, afganët dhe tunizianët së bashku përbënin 47% të migrantëve të parregullt në vitin 2022.

“Pas nivelit të ulët të shkaktuar nga pandemia në vitin 2020, ky ishte viti i dytë me radhë me një rritje të madhe të numrit të hyrjeve të parregullta, vlerëson raporti I FRONTEX.

Gratë përbënin më pak se një në dhjetën e migrantëve , ndërsa përqindja e të miturve të raportuar ra krahasur me vitin e shkuar në rreth 9 përqind.

Siaps FRONTEX rreth 13 milionë refugjatë ukrainas u llogaritën për hyrjen në kufijtë tokësorë të jashtëm të BE-së nga Ukraina dhe Moldavia midis 24 shkurtit 2022 deri në fund të vitit, të cilët nuk përfshihen në këto shifra. Në të njëjtën periudhë, 10 milionë shtetas ukrainas u raportuan në dalje në të njëjtat seksione kufitare.

Ndërkohë në Kanalin Anglez, sipas FRONTEX u evidentuan gjatë vitti 2022 mbi 71 000 kalime të parregullta kufitare në dalje, duke përfshirë përpjekjet dhe kalimet e suksesshme.

Raporti pohon se mbi 50 kombësi të ndryshme të migrantëve të parregullt u regjistruan në Kanal, shumica prej tyre nga Lindja e Mesme, Shqipëria dhe Briri i Afrikës./VOA

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!