FRONTEX kap emigrantët e parë në Kapshticë/ Hoxha: Misioni shërben dhe si shkëmbim eksperience

Vetëm pak ditë nga zyrtarizmi i marrëveshjes, FRONTEX  ka nisur nga puna për vrojtimin dhe  ruajtjen e pikave  kufitare në atë të Kakavijës dhe të Kapshticës që lidhin Shqipërinë dhe Greqinë. Në ditën e katërt të patrullimit në kufi, u kapën 24 emigrantë që vinin nga vendet e lindjes, që pasi kishin hyrë ilegalisht në territorin tonë nëpërmjet kufirit të gjelbër me Greqinë.

Drejtori  kufirit në Kakavijë Idajet Hoxha në një deklaratë për mediet ka dhënë detaje rreth misionit të agjencisë si dhe ka treguar se ky shërbim do të shërbejë dhe si një  shkëmbim experiencw mes forcave të policisë së vendit dhe FRONTEX  ku përgjegjësinw kryesore të mbikëqyrjes së kufirit e ka policia shqiptare.

"Patrullat e policisë bashkë me FRONTEX janë shtatë patrulla të kufirit të gjelbër ku dy janë anëtarë të FRONTEX dhe një është përfaqësues i kufirit drejtorisë vendore Gjirokastër. Konstatimin e rasteve të veprave penale në vijën kufitare përgjegjësi kryesor nga ana dokumentare është roja kufitare shqiptare. Por kjo nuk do të thotë që ata nuk kanë kompetenca ata njëkohësisht bashkë me shërbimet tona kryejnë të gjithë procedurat e rojës kufitare. Sa i takon ekspertëve thashë është një ekspert i atashuar pranë pikës së kalimit kufitar Kakavijë kryesisht për dokumentet e falsifikuara njëkohësisht edhe veprave tjera trafikimi siç janë trafikimi me mjete motorike të vjedhura, trafikimi emigrantëve, trafikimi lënëve narkotike", u shpreh Hoxha  .

Marrëveshja FRONTEX nisi zyrtarisht misionin e saj më 22 Maj dhe për herë të parë kryen operacionin e saj në një territorit të një vendi që nuk bën pjesë në Bashkimin Europian.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 24/05/2019 18:38

    Nuk na thatë i kthyen andej nga erdhen apo i moren me vete me ngrohtesi e dashuri rrugës për Tiranë?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren