Frontline/ Ironia e Spahiut: Nuk vihet në pushtet duke sulmuar Amerikën dhe Prokurorinë! Një protestë 2 orë pastaj 2 muaj plazh, muk e dobëson Edi Ramën

Tirane- Protesta e mbrëmjes së sotme të Partisë Demokratike ku u hodhën molotovë përpara kryeministrisë dhe më pas drejt bashkisë u diskutua në Frontline.

Skerdjan Dhuli, Flogert Muça, Redjan Dedja, Poli Hoxha dhe Kreshnik Spahiu komentuan për Marsela Karapançon tubimin e fundit të militantëve të Berishës.Deda shprehet se protesta nuk arriti qëllimin, pasi kryeqyteti e bojkotoi masivisht.

'Kjo protestë nuk e realizoi qëllimin. Ka qenë testimi i lidershipit të Berishës me marrjen e vulës dhe logos. Ka qenë një test tek demokratët për të parë pjesëmarrjen sa do ti përgjigjeshin anëtarët. Këta protestues duhet ti kenë zili protestat e Lulzim Bashës, kanë qenë më të zgjatura, më të dhunshme. Sot si asnjëherë berisha duhet të ketë një strategji si të bashkojë strukturuar. Dështim në numra i protestës, krejtësisht modeste. Nuk ka asnjë lloj risie dhe asnjë lloj lajmi. Molotovët nuk janë lajm. Këmbanë alarmi për lidershipin e PD-së për të reflektuar thellë, të hapet partia. Tirana e ka bojkotuar masivisht. Nëse demokratët e Tiranës do bashkoheshin do ishte masive.'

Dhuli i sapoardhur nga protesta thekson se pa entuziasëm në turmë.

'Pashë dhe entuziasëm. Unë jam kundër kësaj zgjedhje për mesazhet e protestës. Askush të mos pres që disa mijë njerëz të rrëzojnë qeverinë. Protesta është për të lëshuar mesazhe, se PD është 100% e bashkuar. Numri i demokratëve që nuk duan Berishën është shumë i vogël. Organizimi i PD-së është i tillë që protestën e lë në dorë të qytetarëve. Mos prisni që 600 mijë demokratë që ka PD ti shihni në shesh. Nëse ndodh Rama rrëzohet në sekondë. Unë kurrë nuk do e zgjidhja këtë datë, kur janë 40 gradë temperatura.'

Muça bëri ironi duke thënë se pas kësaj proteste Rama pranoi nga Uashingtoni qeverinë teknike, ndërsa Dumani pranoi lirimin e Berishës.

'Dumani ka pranuar lirimin e Berishës, Rama nga Uashingtoni ka pranuar qeveri teknike. Përtej shakave. Qëllimi i protestës ka dështuar. Ti ke një kauzë. Proteston për një x çështje. Thelbi është kur ke kauz nëse nuk trajtohet dhe shkon ulëret protestën e kthen në qëllim në vetvete. Kjo nuk është protestë, është fushatë elektorale. Sinonimi i vandalitetit është Berisha. Ishte manifestim për të treguar forcën që pas vulës jemi më të fortë. E pamundur të mos i shohësh shifrat kur do të mundësh Ramën. Vula nuk ia rritur numrat Sali Berishës.'

Dhuli shtoi se ndahet nga disa deputetë të PD-së, si Noka apo të tjerë që ka dashuri ta pakufijshme për Berishën.

'Unë e Noka dashurinë për Berishën nuk e kemi të njëjtë. Në PD ka shumë njerëz që mendojnë ndryshe. Demokratët janë po ata. Unë që kam qenë në protestë në 7 korrik jam po i njëjti.'

Poli Hoxha vuri re faktin se gjatë protestës pati një abandonim ndaj ish deputetit të Bashës, Kreshnik Çollakut nga turma berishiste.

'Protesta anën formale pati bashkimin. Duhet të ishte më e plotë. Vazhdojnë bëjnë krimin. Kanë vetëm një kauzë Lironi Berishën dhe hajt të zhbëjmë SPAK. Fjalimi i Berishës jo sikur ishte në protestë. Nuk ka më vend, vetëm kur del populli mund të flasim për numra. Këto protesta nga partitë vetëm Shqipëria po i bën. Edhe Vuçiçi kur thërret 100 mijë veta i thërret në emër të nënës Serbi dhe jo në emër të partisë së vet. Vetëm ne bëjmë protesta për partitë. Për mua kjo protestë ishte kombëtar dhe ky është maksimumi.

Celebrimi i bashkimit do ishte ky dhe nuk pamë gjë. Aty ku ishin. E di mirë që është kërkuar një njeri i thjeshtë nga grup seksioni i Bashës që të dalë e të thotë po iki nga Basha, një s’kemi parë. Kaloi një muaj dhe një nuk kemi parë ne nga grupi i Bashës. Nuk kemi parë një të dalë e të bashkohet përveç Çollakut, që ishte larg. Gjithë ajo turmë mbante nga Kreshniku një distancë higjenike. Ka ngelur një grup te bashkia, kanë kunjën më të madhe me Lali Erin dhe jo me kokën. Ti je më i butë me kokën e Meduzës se sa me këmbën.'

 Spahiu e shikon si hipokrizi pasi këta protestues kanë 30 vite që protestojnë kundër Metës dhe sot e kishin si lider dhe hero.

'Mendoj se protesta ia ka arritur qëllimi që kishte Berisha. E përdori turmën për interesat e Metës. Kjo do mbahet mend si kulmi i imoralitetit i një turme që për 30 vite ka protestuar kundër Metës ndërsa sot ishte hero. Jam kurioz ato shkallët që i përdornin për tu ngjitur tek Basha nuk i përdorin tek Rama. Gjatë analizës Flogerti tha me ironi që ka dy lajme të mira, shpallet qeveria teknike dhe që Dumani liron Berishën. Unë them që Rama pranon të fusin në qeverinë teknike përsëri Gaz Bardhin. Shqiptarët duhet të kenë memorie. E zëmë se u shpall qeveria teknike, por kjo opozitës humbjen më të thellë e shënoi në qeverinë teknike me Ramën dhe Bardhi ishte ministër.

Më tej ai thotë se qeveria nuk rrëzohet me protesta anti-amerikane dhe kundër SPAK.

'Në protokollin e protestës folën jo rastësisht vetëm dy figura politike, të tjerët nuk ishin eksponentë politikë. Të gjithë të tjerët i la në shesh, nuk e bëri rastësisht. Nga sot askush nuk është i sigurt në listën e deputetëve. Unë e di si funksionon ai 6 muaj para zgjedhjeve. E ka si burim pushteti. Jo rastësisht dha mesazhin që i vetmi i sigurt është Meta. Kishte dy sulme, kundër amerikanëve dhe kundër SPAK. Pra  fjalimet ishin që liderin e opozitës e vendos populli. Nga ana tjetër, pjesa më e parëndësishme është numri për ta. Ai merr një turmë dhe ia vë në dispozicion Metës.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:24
'Mos prisni të vijnë 600 mijë veta në protestë', Dhuli: 40 gradë temperatura, nuk do dilja në një datë të tillë

 

Eksponenti i Partisë Demokratike, Skerdja Dhuli tregoi në Frontline se çka nuk shkonte me protestën e sotme të opozitës para Kryeministrisë.

'Isha në protestë për më tepër se 1 orë. Një protestë në 40 gradë nuk është zgjidhja më e mirë. Në numra ishte masive sa pararendësja. Por nuk është çështje numrash. Nuk duhet të presim që qeveria do rrëzohet me protesta. Shkoj për ti treguar Ramës dhe qeverisjes që nuk ju bindem, kam rezistuar 11 vjet do luftoj, do sulmoj për aq kohë sa unë me këtë regjim kriminal më ndan gjithçka. Pashë dhe entuziasëm. Unë jam kundër kësaj zgjedhje për mesazhet e protestës. Askush të mos pres që disa mijë njerëz të rrëzojnë qeverinë. Protesta është për të lëshuar mesazhe, se PD është 100% e bashkuar. Numri i demokratëve që nuk duan Berishën është shumë i vogël. Organizimi i PD-së është i tillë që protestën e lë në dorë të qytetarëve. Mos prisni që 600 mijë demokratë që ka PD ti shihni në shesh. Nëse ndodh Rama rrëzohet në sekondë. Unë kurrë nuk do e zgjidhja këtë datë, kur janë 40 gradë temperatura.', tha Dhuli.

Ora 23:08
Protesta e opozitës, ironia therëse e Flogert Muçës: Dumani liroi Berishën, Rama nga Uashingtoni shpalli qeveri teknike

 

Gazetari Flogert Muça ironizoi protestën e opozitës duke thënë se direkt pas përfundimit, Rama shpalli nga Uashingtoni ku ndodhet për mbledhjen e NATO-s se shpallet qeveria teknike, ndërsa Dumani liroi Berishën nga arresti shtëpiak.

'Dumani ka pranuar lirimin e Berishës, Rama nga Uashingtoni ka pranuar qeveri teknike. Përtej shakave. Qëllimi i protestës ka dështuar. Ti ke një kauzë. Proteston për një x çështje. Thelbi është kur ke kauz nëse nuk trajtohet dhe shkon ulëret protestën e kthen në qëllim në vetvete. Kjo nuk është protestë, është fushatë elektorale. Sinonimi i vandalitetit është Berisha. Ishte manifestim për të treguar forcën që pas vulës jemi më të fortë. E pamundur të mos i shohësh shifrat kur do të mundësh Ramën. Vula nuk ia rritur numrat Sali Berishës.'

Ora 22:56
Spahiu: Nje protestë që zgjat 2 orë dhe pastaj shkojnë 2 muaj në plazh! Nuk e dobëson Edi Ramën

 

Kreshnik Spahiu kritikoi mënyrën e të protestuarit të opozitës, që nuk ka asnjë qëllim në vetvete. Në Frontline ai shprehet se protesta të tilla me 2 orë e më pas 2 muaj plazh, vetëm sa forcojnë pushtetin e Ramës dhe nuk e dobësojnë.

'Jam nga ata që e njoh në veprimet e veta Berishën në distancë. Çka i analizoj i kam të faktuara. Në protokollin e protestës folën jo rastësisht vetëm dy figura politike, të tjerët nuk ishin eksponentë politikë. Të gjithë të tjerët i la në shesh, nuk e bëri rastësisht. Nga sot askush nuk është i sigurt në listën e deputetëve. Unë e di si funksionon ai 6 muaj para zgjedhjeve. E ka si burim pushteti. Jo rastësisht dha mesazhin që i vetmi i sigurt është Meta. Kishte dy sulme, kundër amerikanëve dhe kundër SPAK. Pra  fjalimet ishin që liderin e opozitës e vendos populli. Nga ana tjetër, pjesa më e parëndësishme është numri për ta. Ai merr një turmë dhe ia vë në dispozicion Metës.

Këtu bëhet fjalë KÇK dhe zgjidhim hallin personal. Suksesin e protestës e shoh nga vazhdimësia. Protesta 2 orë dhe 2 muaj në plazh dhe nga fundi i shtatorit kujtohen për protestë tjetër e forcon pushtetin e Ramës. Protestë part-time kur fillon plazhi dhe kujtohemi nga shtatori. Këto i kemi parë, asnjëherë nuk e kanë forcuar Ramën. Një pushtet që gjysma i ka në burg nuk dobësohet por forcohet. Paradoksale. Këto janë protesta që nuk kanë qëllim në vetvete. Të dalësh e të rrëzosh kryeministrin nuk shkon tek bashkia. Të gjitha veprimet tregojnë se vetëm rrëzimin e Ramës nuk duan, është garanti i vetëm i Metës dhe Berishës në politikë.'

Ora 22:37
Spahiu: Kulmi imoralitetit, 30 vjet protestuan kundër Metës, sot e brohorisnin si hero

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Frontline për Marsela Karapançon protestën e sotme të Partisë Demokratike përpara kryeministrisë ku u hodhën dhe molotov. Spahiu e shikon si hipokrizi pasi këta protestues kanë 30 vite që protestojnë kundër Metës dhe sot e kishin si lider dhe hero.

'Mendoj se protesta ia ka arritur qëllimi që kishte Berisha. E përdori turmën për interesat e Metës. Kjo do mbahet mend si kulmi i imoralitetit i një turme që për 30 vite ka protestuar kundër Metës ndërsa sot ishte hero. Jam kurioz ato shkallët që i përdornin për tu ngjitur tek Basha nuk i përdorin tek Rama. Gjatë analizës Flogerti tha me ironi që ka dy lajme të mira, shpallet qeveria teknike dhe që Dumani liron Berishën. Unë them që Rama pranon të fusin në qeverinë teknike përsëri Gaz Bardhin. Shqiptarët duhet të kenë memorie. E zëmë se u shpall qeveria teknike, por kjo opozitës humbjen më të thellë e shënoi në qeverinë teknike me Ramën dhe Bardhi ishte ministër.

Basha nuk ka qenë kurrë kryetar i PD-së, Berisha ka qenë gjithnjë kryetar i PD-së. Ta dish ti Marsela që arsye kryesore e non gratës ka qenë dhe mbetet që ai ishte kryetar de facto. Këtë nuk e luan as topi, nëse do ishte jashtë politike nuk dilte non grata. Berisha e futi në qeveri teknike Bashën me Ramën. Mitingjet e Berishës pa Bardhi janë më të mëdhaja se mitingjet me Gazin. Mitingjet para bashkimit janë më të mëdhaja se pas bashkimit. Nuk i krijojnë progresion aritmetik. A ka shqiptarë që vetëflijohet në mesin e korrikut që të vijë Meta në pushtet? Ilir Meta ishte në krye ai drejtonte turmën.'

Ora 22:03
“Burgu dhe pasuria”, Poli Hoxha zbulon çfarë i bashkoi Metën e Berishën në protestën para kryeministrisë

Gazetari Poli Hoxha i ftuar në Frontline, tha se Ilir Meta dhe Berisha kanë një hall të përbashkët: SPAK. Kjo është dhe arsyeja përse Meta ndodhej në protestë pa ndodhej në protestë për të mbrojtur veten.

Poli Hoxha vuri re faktin se gjatë protestës pati një abandonim ndaj ish deputetit të Bashës, Kreshnik Çollakut nga turma berishiste

'Protesta ka vetëm një kauzë, Lironi Berishën dhe hajt të zhbëjmë SPAK. Këto protesta nga partitë vetëm Shqipëria po i bën. Edhe Vuçiçi kur thërret 100 mijë veta i thërret në emër të nënës Serbi dhe jo në emër të partisë së vet. Vetëm ne bëjmë protesta për partitë.

Meta u tregua I sinqertë e nisi me Dum Dumanin dhe e mbylli me Dum Dumanin. Ka më personale sesa kjo.  Edhe këtë xhaketën po të më marrësh e ke me mua, jo të më marrësh pasurinë, të më bësh prangat e qelinë. Ka më personale sesa burgu e pasuria”

Hoxha tha se në atë protestë u kërkua të gjendej një demokrat që është larguar nga Basha për tiu bashkuar Berishës.

“E di mirë që është kërkuar një njeri i thjeshtë nga grup seksioni i Bashës që të dalë e të thotë po iki nga Basha, një s’kemi parë. Kaloi një muaj dhe një nuk kemi parë ne nga grupi i Bashës. Nuk kemi parë një të dalë e të bashkohet përveç Çollakut, që ishte larg. Gjithë ajo turmë mbante nga Kreshniku një distancë higjenike. Ka ngelur një grup te bashkia, kanë kunjën më të madhe me Lali Erin dhe jo me kokën'

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pete: 12/07/2024 08:36

    Mendoj qe kur Berisha antaresoi Shqiperine ne Nato dhe shterngonte duart me Bushin 2, e kishte si kamuflim per ti sherbyer Rusise, ene Kines, po hajde dhe Korese Veriut se e ka me qef pykali Spahiu. Jo me kot tani Rama mbron jo vetem Nagon por edhe Ameriken ...nga Berisha! Ka shume te ngjare qe keta kokembuluarit palare me molotove te jene te njejtet qe rekrutoi Doshi-Rama ne 2011 per te zjarrevene gjate protestes ahere.... do zoti dhe i "zbulon" policia...

    Përgjigju
  • Po mër po: 12/07/2024 07:53

    Amerikën e sulmon Saliu, por lind pyetja? Pse nuk lavdëron Rusinë dhe Kinën?

    Përgjigju
  • Besi: 12/07/2024 07:02

    Dumani nuk eshte dashi me zile nese shkelja e Berishes eshte administrative nuk i hiqet mandati i deputetit le ta thote Kreshniku me mire si jurist. Po, qeneri teknike Rama ka treguar edhe here tjeter, qe nuk e ka fare problem ta ofroje para zgjedhjeve kur i sherben permiresimit te kodit zgjedhor dhe votes se diaspores ne perputhje me vendimet detyruese te kushtetueses edhe per kuvendin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi