GOLAT/ Juventusi tripletë Leçes, 'Zonja' në krye të Serie A! Tri pikë për Empolin dhe Genoan

Serie A e futbollit në Itali zhvilloi këtë të dielë katër ndeshjet e radhës për javën e 21-të. Gjithçka nisi në orën 12:30, aty ku Frosinone fitoi 3-1 kundër Cagliarit. Empoli i shqiptarëve triumfoi 3-0 kundër Monzës me tripletën e Zurkowskit. Juventusi fitoi 0-3 ndaj Leçes duke marrë kreun e Serie A për momentin.

Në "Benito Stripe", vendasit e Frosinones fituan 3-1 me përmbysje kundër Cagliarit të Claudio Ranierit. Dueli nisi "malore" për vendasit, me sardët që shënuan në minutën e 26-të me Sulemana. Duhej pjesa e dytë që Frosinone të "shpërthente" me tre gola. Mazzitelli, Soule dhe Kaio Jorge gjetën golat, për të marrë fitoren pas pesë humbjeve. Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimovic qëndruan në stol për Frosinonen, që me 22 pikë mban vendin e 13-të.

Në stadiumin "Carlo Castellani", Empoli fitoi 3-0 kundër Monzës për javën e 21-të në Serie A. Tripleta e Zurkowskit i dha tri pikë vendasve, që rikthehen kështu te suksesi. Nga minuta e parë e nisi këtë duel Ismajli, teksa Shpendi mori minuta në pjesën e dytë. Në tribunë Etrit Berisha për shkak të gjendjes fizike te Empoli. Sfida u zhbllokua që në minutën e 13-të me supergolin e Zurkowskit, që shënoi edhe në të 38'. Sërish i njëjti në të dytën gjeti edhe tripletën personale.

Juventusi është në krye të Serisë A në Itali, të paktën për momentin. Për raundin e 21-të në kampionat, "Zonja e Vjetër" iu fal sulmuesit serb Dusan Vlahovic që shënoi dopietë dhe Bremer, për fitoren 0-3 kundër Leçes. Në "Via del Mare" pjesa e parë e takimit u mbyll 0-0, ndërsa fraksioni i dytë solli tre gola. Vlahovic shënoi në të 59 minutë pas asistit të Cambiaso, ndërsa po serbi në të 68' dyfishoi shifrat. Suksesin e "vulosi" Bremer me golin në minutën e 85.

Serie A, java 21:

E dielë

12:30 Frosinone 3-1 Cagliari

15:00 Empoli 3-0 Monza

18:00 Salernitana 1-2 Genoa (Martegani 2' / Rategui 13', Gudmundsson 57')

20:45 Leçe 0-3 Juventus

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:40
Juventusi 'fluturon' me dopietën e Vlahovic, mund 0-3 Leçen dhe merr kreun e Serie A (VIDEO)

Juventusi është në krye të Serisë A në Itali, të paktën për momentin. Për raundin e 21-të në kampionat, "Zonja e Vjetër" iu fal sulmuesit serb Dusan Vlahovic që shënoi dopietë dhe Bremer, për fitoren 0-3 kundër Leçes. Në "Via del Mare" pjesa e parë e takimit u mbyll 0-0, ndërsa fraksioni i dytë solli tre gola. Vlahovic shënoi në të 59 minutë pas asistit të Cambiaso, ndërsa po serbi në të 68' dyfishoi shifrat. Suksesin e "vulosi" Bremer me golin në minutën e 85. Me 52 pikë, Juvja mban kreun e Serie A, një pikë më shumë se Interi që ka një ndeshje më pak. Leçe me 21 pikë mbetet në pozitën e 14-të.

 

 

Ora 16:55
VIDEO/ Berisha në tribunë, Empoli triumfon 3-0 ndaj Monzës! Tripletë e Zurkowskit


Në stadiumin "Carlo Castellani", Empoli fitoi 3-0 kundër Monzës për javën e 21-të në Serie A. Tripleta e Zurkowskit i dha tri pikë vendasve, që rikthehen kështu te suksesi. Nga minuta e parë e nisi këtë duel Ismajli, teksa Shpendi mori minuta në pjesën e dytë. Në tribunë Etrit Berisha për shkak të gjendjes fizike te Empoli. Sfida u zhbllokua që në minutën e 13-të me supergolin e Zurkowskit, që shënoi edhe në të 38'. Sërish i njëjti në të dytën gjeti edhe tripletën personale. Me 16 pikë Empoli pozicionohet në vendin e 19-të, dy pikë nga zona e shpëtimit. Monza me 25 pikë mban pozitën e 11-të, teksa ka pësuar dy humbje radhazi.

 

 

Ora 15:54
VIDEO/ Çuni dhe Ibrahimovic në stol, Frosinone përmbys 3-1 Cagliarin

Në "Benito Stripe", vendasit e Frosinones fituan 3-1 me përmbysje kundër Cagliarit të Claudio Ranierit. Dueli nisi "malore" për vendasit, me sardët që shënuan në minutën e 26-të me Sulemana. Duhej pjesa e dytë që Frosinone të "shpërthente" me tre gola. Mazzitelli, Soule dhe Kaio Jorge gjetën golat, për të marrë fitoren pas pesë humbjeve. Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimovic qëndruan në stol për Frosinonen, që me 22 pikë mban vendin e 13-të.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë