Juventusi 'fluturon' me dopietën e Vlahovic, mund 0-3 Leçen dhe merr kreun e Serie A (VIDEO)

Juventusi 'fluturon' me dopietën e Vlahovic, mund 0-3 Leçen dhe merr kreun e Serie A (VIDEO)

Dusan Vlahovic

Juventusi është në krye të Serisë A në Itali, të paktën për momentin. Për raundin e 21-të në kampionat, "Zonja e Vjetër" iu fal sulmuesit serb Dusan Vlahovic që shënoi dopietë dhe Bremer, për fitoren 0-3 kundër Leçes. Në "Via del Mare" pjesa e parë e takimit u mbyll 0-0, ndërsa fraksioni i dytë solli tre gola. Vlahovic shënoi në të 59 minutë pas asistit të Cambiaso, ndërsa po serbi në të 68' dyfishoi shifrat. Suksesin e "vulosi" Bremer me golin në minutën e 85. Me 52 pikë, Juvja mban kreun e Serie A, një pikë më shumë se Interi që ka një ndeshje më pak. Leçe me 21 pikë mbetet në pozitën e 14-të.

 

 


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Juventusi tripletë Leçes, 'Zonja' në krye të Serie A! Tri pikë për Empolin dhe Genoan


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Braimllari 'shkund' votën për presidentin e ri të PL-së: Ja cila duhej të ishte kryefjala e Konventës

Braimllari 'shkund' votën për presidentin e ri të PL-së: Ja cila duhej të ishte kryefjala e Konventës