Forumi Rinor i Partisë Demokratike dhe Lëvizja Rinore për Integrim vazhdojnë protestën për ditën e dytë rrjesht para ministrisë së Brendshme, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Me pankarta në duar të rinjtë protestojnë edhe pas procedimit penal që ju është bërë nga policia, duke përfshirë edhe kreun e FRPD, Belind Këlliçin.
Opozita kërkon dorëheqjen e ministrit Xhafaj pasi pretendon se ai mbron vëllaine tij të dënuar për trafik droge.

Një ditë më parë të rinjtë e FRPD dhe LRI gjuajtën me gurë dhe peshq godinën e ministrisë së Brendshme.
Komento
Komente
