PESHKOPI - Forumi Rinor i Partisë Demokratike organizoi sot një takim me të rinj e të reja të qytetit anëtarë të Forumit. E pranishme në këtë takim ishte dhe nënkryetarja e FRPD të Shqipërisë, Greta Koçi.

Sipas Greta Kocit, e bindur në potencialin dhe energjinë e të rinjve, do të nisin premisat për një Shqipëri evropiane, për një Shqipëri ndryshe. Gjithashtu Koçi i anëtarëve të rinj mirëseardhjen në këtë familje të madhe e cilësuar si çelësi i të gjitha sukseseve të jashtëzakonshme, i fitoreve të mëdha të PD, siç u shpreh ajo.

Nënkryetarja e FRPD, deklaroi se falë programit të Partisë Demokratike, Shqipëria ka ndryshuar.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)