FRPD sërish protestë kundër Metës
Ristani:Revolta kulmon më 12 mars

FRPD sërish protestë kundër Metës<br />Ristani:Revolta kulmon më 12 mars
TIRANE - Një grup të rinjsh të Formuit Rinor të Partisë Demokratike kanë protestuar sërish ditën e sotme përpara kryesisë së Kuvendit duke kërkuar dorëheqjen e Kryeparlamentarit Ilir Meta, pas akuzave të bëra nga deputeti Tom Doshi.

Protesta është përshëndetur edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani i cili inkurajoi të rinjtë që të vazhdojnë protestën pasi situata është shumë e rëndë. Megjithatë siç u shpreh ai protesta e PD do të kulmojë të enjten e 12 Marsit, ndërsa iu bëri thirrje të rinjve dhe të gijthë qytetarëve që t’i bashkohen kundër kësaj qeverie.

“Jeni tërësisht legjitim në protestën tuaj sepse nuk e meriton Shqipëria një shtet kriminal. Kemi sot një kryetar Kuvendi të akuzuar se ka kërkuar të vrasë dy deputetë. Akuza është shumë e rëndë. Megjithatë protesta jonë do të kulmojë të enjten. Të gjithë ju bashkë me shokët dhe shoqet, të enjten në protestë të gjithë bashkë që ta detyrojmë këtë qeveri dhe metën të dorëhiqet, në mënyrë që drejtësia të mos jetë e manipuluar. Vazhdoni protestën dhe mos u ndalni. “ tha Ristani

frpd

Edhe gjatë mbrëmjes së djeshme, FRPD protestoi para kryesisë së Kuvendit nën thirrjet “Ka vdek shteti” duke kërkuar kështu dorëheqjen e Kreut të Kuvendit Ilir Meta. 

frpd

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma