Të rinjtë shkodranë pjesë e Partisë Demokratike kanë protestuar sot në rrugët kryesore të qytetit për papunësinë, tarifat e edukimit, për krimin dhe për kanabizimin e Shqipërisë.
 
Gjithashtu ata dënuan penalizimin që sipas tyre, Edi Rama po i bën Shkodrës me mosdhënie fondesh, vetëm për shkak se qytetarët atje nuk e votuan në zgjedhjet lokale.
 
Ata u shprehën se në kushtet e varfërisë ekstreme, të përmbytjes e pasojave të saj, Edi Rama bën turistin në Amerikë.
 
Të rinjtë e Shkodrës u shprehën kundër ndërhyrjes së Ramës në fushatën e zgjedhjeve në Amerikë duke lëshuar sipas tyre fyerje për Presidentin Trump, çka rrezikon të dëmtojë interesat e vendit, duke dëmtuar raportet me aleatin më të rëndësishëm strategjik të Shqipërisë.
 
Me pankarta në duar si 'Ti nuk je kryeministri shqiptar, por turpi shqiptar', 'Ti dëshiron Vucic, ne Trump' ata deklaruan se distancohemi nga deklaratat e Ramës.

[gallery]19689[/gallery]

d.b/shqiptarja.com