Frrok Çupi: Na duhet një prokuror si Deda

Frrok Çupi: Na duhet një prokuror si Deda

SPAK

Deda nuk është më, por as Rikard Ljarja- aktori ynë i dashur, nuk është më mes nesh. As Elida Cangonji, vajza që çau linjat telefonike mal më mal me thirrjen: “Alo Deda!, Alo Deda…’; as kjo nuk është më. Deda nuk ishte prokuror; por ishte njëkohësisht prokuror, gjykatës dhe ekzekutor i fatkeqësisë që i kanosej qytetarisë në atë qytet verior në mes dimrit.

Këta këtu kanë vënë piketat se ‘si e duam Prokurorin e ri të SPAK’, dhe renditën disa kritere. Shumica e kritereve të shpallura më shfaqen si tela të këputur ku mund të kalojë ariu dhe lepuri. Po të kishte zbritur nga shtylla e linjës atë natë të viti të ri, Deda do të ishte kthyer i gjallë te e dashura dhe te shokët që e prisnin në një dhomë të ngrohtë me sobë druri. I gjallë, por fshati Prush do të kishte ngrirë e vdekur pa një ‘Alo, alo spitali’.

Shoqëria jonë ndodhet në spital, nëse do të kemi përsëri prokurorë të tillë, atëherë kjo shoqëri do të shtrohet në Spitalin Psihiatrik. Kriteri kryesor, ose vetëm një kriter për zgjedhjen e prokurorit të ri, do të ishte më i dobishmi sikur të shkruhej një letër e të çohej derë më derë, në fshat e në shehër: “Prokurorin nuk e duam si ai që ishte…, prokurorin e duam si Deda!’.

Në kriza si kjo e të Drejtës, një komb që do të dalë nga ‘spitali’, duhet tu bëjë thirrje modeleve të tij, kodeve të tij zakonore, artit të tij, demokracisë së tij parapolitike, njeriun që i rri mirë në shpirt. Pse mbajnë mend Rikardin si ‘Dedë’ të gjithë- fëmijë e të rritur, edhe pas 50 vjetësh, por nuk mbajnë mend Arben Krajën para pesë orësh?… I pari ishte modeli më i mirë, i dyti nuk la gjurmë të mira as në Trull, as në Lalëz.

Këta që ndodhen në kupolën e Drejtësisë po na thonë se ‘arti është një përrallë’, ndërsa këta vetë janë mjeshtrit që ‘nuk punojnë me zemër, por me shpatë’. Tmerr. Deda do t’ua prishte folenë e korrupsionit dhe të marifetit kinse gjykatës e prokurorë. Vepër e madhe e gjykatësve dhe prokurorëve është sot helmimi i mbarë shoqërisë ku korrupsioni dhe krimi ka hyrë deri në palcë.

E dini çfarë jeni dhe çfarë predikoni ju të dashur prokurorë e gjykatës? Kam frikë se sot ju shikoj si kalimtarë mbi lumë, mbajtur në një fije teli, dhe viktimat tuaja në popull bëjnë spektatorin. Por ju nuk i shikoni viktimat. Thjesht mbaheni pas telit për t’i rezistuar jo lumit, por popullit. Mes njerëzve, prokurori është si Deda, se mund të kishim një Dedë të keq që do të zbriste nga shtylla pa i lidhur zërat e njerëzve.

Prokurori i famshëm amerikan Robert Jackson që u përball edhe me bishat naziste në gjyqin e Nurembergut, mes kolegëve i gjeti edhe ‘të mirën e mundshme, edhe të keqen e mundshme’. “Prokurori në gjendjen më të mirë është më i adhuruari në shoqërinë tonë, por kur ai vepron me motive të tjera të ulëta- ai është një nga më të urryerit e më të këqijtë e kësaj bote’.

Summer Stephan, prokurorja 30 vjeçare që ka shërbyer edhe kësaj kohe kur prokurorët tanë shkojnë e vijnë nga Amerika ‘për eksperiencë’, e ktheu qarkun e San Diegos në një nga qytetet më të sigurta, kur aty ishin aplikuar normat e dhunës dhe kundër pronës. Lynne  Abraham njihet si ‘Mbretëresha e Vdekjes’. Kur u emërua në postin e lartë të prokurorit, në murin e zyrës së saj vuri posterin ku shkruhej ‘Drejtësia po vjen!’. Si mund të mendohej ‘mbretëresha’ Abraham duke  thënë se ‘kam frikë, kriminelët më kërcënojnë, edhe zyrtarët më ofrojnë pasuri’?!  Abraham u zgjodh për një mandat katërvjeçar në vitin 1993; u rizgjodh edhe tri herë të tjera: në 1997,  në vitin 2001 dhe 2005.

‘Mbretëresha e vdekjes’ u quajt sepse dërgoi 440 kriminelë para dënimit me vdekje, dmth., një e treta e numrit të të dënuarve me vdekje në gjithë Amerikën atë vit. Ne nuk kemi ‘mbret në Drejtësi’, edhe pse kemi katastrofë në Drejtësi. Dikush, sado pak me zemër, do të kishte marrë këmbalecët e borës e të ishte ngjitur në atë lartësi, këto  tre dekada… Na duhet të shpallim kriterin se ‘duam një prokuror si Deda’, përderisa Lynn ndodhet larg dhe në moshë 80 e ca vjeç. Atëherë kush na ndalon ta marrim modelin nga vlera jonë shpirtërore?!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leone: 15/12/2022 18:46

    Deda ishte trim,i ndershem dhe patriot zoti Frrok.Kurse Kraja dhe te tjere prokurore te me nder SPAKUT e kane zgjedhur kete profesion per tu rehatur e per tu bere me vila si puna e Krajes ne Lalez dhe per te thene se jemi prokurore dhe bejne sikur punojne e denojne ndonje qe nuk ka perkrahje politike e aq me teper nga dyshja antishqiptare me vepra,Non Grata e Spiuni Meta-j,perpara te cileve ata shurrosen me porosi te Krajes! Emrat qe ju permendni apo Giovanni Falcone e Borselinua ishin prokurore e gjykates te betuar me te vertete dhe jo tragacer te betuar perpara ikones se korrupsionit ne shqiperi,spiunit Meta-j,i cili perpara emerimit te tyre atje i ka bere pazaret me ta...ndaj ata as emrin nuk ia permendin atij dhe bosit te mafies shqiptare,banditit vicidolas Non Grata!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë