Frrok Çupi në Report Tv: Demokratët të ndahen nga Berishizmi! Qeverisjet e PD kanë qenë një e keqe e këtij vendi

Për analistin Frrok Çupi ndarja e Partisë Demokratike është një gjë e demosdoshme, pasi sipas tij duhet të ndahen nga ‘berishizmi’ dhe Berisha. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, analisti Çupi theksoi se Sali Berisha tashme ndodhet në hapat e fundit të veprimeve të tij, ndërsa e cilësoi atë si të paligjshëm.

‘Ka ardhur momenti kur Berisha ndodhet në hapat e fundit të veprimeve të tij. PD duhet domosdoshmëritë të jetë e ndarë. Deri më sot ka një ndarje, por papritur njerëz nga grupimi i Berishë s’mund të kapërcejnë lumin dhe të shkojnë tek PD legale. A duhet të ndahen. Ndarja në PD duhet të jetë diçka e domosdoshme. Duhet të ndahen nga Berisha dhe berishizmi, ky është mision që ka sot.  Me siguri ky është moment që është i fundit. Berisha mbetet pas dhe mbetet i paligjshëm siç i ka të gjithë vepra e tij. Ndarje  PD-së përveçse është realitet, është domosdoshmëri.’- u shpreh Çupi.

Çupi është i bindur në fjalën e tij se qeverisjet e PD-së kanë qenë një e keqe për vendin.

‘Unë jam një nga themeluesit të PD-së, por kjo është një kujtesë. Ne flasim për PD-në sot dhe në gjithë analizën time prej kohësh ka ardhur pamja që e mira e vendit që është që PD të pjesëtohet sa më shumë. Pjesëtimi i PD-së do të thotë që të zvogëlohet e keqja. Qeverisjet e PD-së kanë qenë një e keqe për vendi, kanë shkaktuar luftë civile, e kanë djegur vendin. E keqja shkoi deri në groposjen e vlerave monetare. Qindra njerëz kanë vrarë vetën në rastin e primidave financiare në 97.’- tha Berisha.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale