Frrok Çupi: Tortura e koincidencave

Frrok Çupi: Tortura e koincidencave

Sali Berisha

Sulmet e Perëndimit mbi ‘fajkonjtë’ e Shqipërisë dhe Ballkanit po kryhen me precision të lartë, bisturi pas bisturie, koincidencë pas koincidence; dhe këto iu dhembin aq shumë. Një ushtri e tërë anti- amerikane, e mbledhur rreth Berishës, po thotë se ‘nuk kanë punë me ne’.

A ka mister brenda koincidencave?..

Koincidencat e krijuara nga njerëzit nuk janë ‘mistere’. As fusha e krimit shtetëror prej 30 vjetësh, tashmë nuk është e pa dukshme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më qartë se kurrë, duket se po dalin në krah të popullit të Shqipërisë për të luftuar korrupsionin, për të kthyer pasurinë e grabitur, për të neutralizuar minuesit e demokracisë….Nuk ka gjë të padukshme. E padukshme ishte, në mars 1999, fusha ku do të bombardonte NATO në Beograd e Novisad, në gjuetinë për të kapur diktatorin e Ballkanit. Por tani ja ku jemi, Shtetet e Bashkuara vrojton çdo ‘vrimë’ ku fshihet pasuria e grabitur dhe rrezikuesit e paqes në Ballkan.

Koincidencat janë thjesht ‘loja me miun’: A do ti ‘miu im i dashur’ që të bësh sikur fshihesh ose sikur vret elefantin? Mirë, atëherë, edhe ‘unë elefanti’ po të jap disa shenja.

Koincidenca më e parë:

Departamenti i Shtetit i SHBA caktoi Sali Berishën dhe familjen si të papërshtatshëm për të shkelur në kufijtë e shtetit aleat. Koincidenca lidhet me një pyetje, pyetje si deklaratë, të kryeministrit Edi Rama në punimet e Kuvendit: ‘A mundesh, Sali, të kalosh oqeanin?’, e pyeti para dy vjetësh. Pyetja atëherë mbeti pa përgjigje, por tani nuk ka fëmijë që nuk e zbërthen rebusin: ‘Amerika po gjuante për miun’.

Veçse që atë ditë Berisha projektoi ‘djegien e mandateve’ të Kuvendit, si hakmarrje kundër Amerikës.

Koincidencat në mes, as në fillim, as në fund:

Pak më parë Prokuroria e SPAK njoftoi se kishte hapur hetimin për shpërthimin e fabrikës së municioneve luftarake në Gërdec. Aty u vranë 26 vetë dhe gjaku i tyre shkoi ‘hupë’. U plagosën 300 vetë, por u dërguan në shtëpitë me një shkelm nga pas: ‘rrini urtë se e pësuat më keq’. U shkatërruan mbi 3000 banesa…

Ishte vrarë edhe një fëmijë 7 vjeç; dhe ky hapi koincidencat me ‘kutinë e Krimit’. Koincidencat në kuti: Fabrika e Gërdecit ishte biznes i familjes Berisha. Brenda në kuti u gjetën viktimat e fshatit, por edhe vrasja e Kosta Trebickës në Korçë- një qytetar me shtetësi amerikane…

Tërhiq e tërhiq fijen e koincidencave dhe aty del se tregtia e armëve bëhej në emër të Shteteve të Bashkuara, por me etiketa false kineze. Nxitej një konflikt i heshtur e i përbotshëm që flinte ‘kulaç’ në boksin e biznesit të familjes. Brenda në ‘box’ ndodhen ministra, shefa, firma, tortura…

Torturat, si metodë pushteti’ lidhen jo vetëm me Remzi Hoxhën, por edhe me vrasjet e 21 Janarit në hyrje të kryeministrisë. 4 protestues u vranë nga shteti, por edhe ‘doracët’ në vrasje u torturuan: Gardistët që shtinë me plumba mbi mish njeriu, u izoluan 3 ditë e net në bodrumet e kryeministrisë. Qëllimi ‘alias gestapo’ ishte që t’u shpëlanin trurin e të deklaronin se ‘nuk mbajmë mend nëse kemi vrarë’.

Edhe pse kishin ndodhur këto, këta thonë ‘ça ka Amerika me ne!’;  e thonë sepse mendonin se ‘ia hodhëm’; shkurt- nuk po lexonin koincidencat. Nesër do të çuditen kur të formulohen akuza për ‘krime kundër njeriut’. Me siguri do të çuditen, përderisa nuk kuptuan koincidencën me frazën amerikane se Berisha ‘ka minuar demokracinë’.

Koincidencat e fundit:

Këto janë si art i qëndisjes në politikë. Ka lidhje që duket e thjeshtë- me datat:

Në datë 9 qershor, gjatë natës- sipas orës në vendin tonë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Biden, kishte lëshuar urdhër ekzekutiv që në zonën e sekuestrimit të pasurisë së zyrtarëve të korruptuar, të përfshihet edhe Shqipëria. ‘Jo, nuk ka lidhje me Berishën!’, thërritën idhtarët…Në muzgun e një dite më parë, data 9, ishte dhënë vendimi gjyqësor që dënonte ‘përjetë në burg’ kasapin e Bosnjës, Mlladiç’. Edhe këtë e quajtën jo- koincidencë… Në datën 9 qershor, kur u lëshua urdhri ekzekutiv i presidentit Biden, ajo është e njëjta datë kur 22 vjet më parë, diktatori Millosheviç i Ballkanit iu dorëzua Amerikës…

Koincidenca e datave qëndis fushën e gjuetisë. Fuqia që ndërton ‘fushën’, e ka të thjeshtë që të ndërtojë edhe koincidencat./ Gazeta "Fjala" 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt