''Pasurinë time e kam vënë me punë të ndershme, prokuroria s'ka llogaritur pagën time si deputet imagjino çka bërë me llogaritë e tjera''.  

Ka qenë ky deklarimi i ish-deputetit Mark Frroku në gjykatën e Tiranës këtë të premte ku ai gjykohet për fshehje pasurie, vrasje e ndërtim pa leje.

Gjykata ka administruar dëshmitë e stafit të kompanive të ish-deputeti nga ku rezulton sipas tyre se gjithçka ka qenë e ligjshme dhe e regjistruar pranë tatimeve.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com