Frroku nxjerr zbuluar Doshin:
S'kam ditur asgjë për atentatin

Frroku nxjerr zbuluar Doshin:<br />S'kam ditur asgjë për atentatin
TIRANE - Deputeti i Partisë Kristian Demokrate Mark Frroku ka rrëzuar pretendimin kryesor te Tom Doshit se ka qene ai personi qe e ka lajmeruar per nje atentat te mundshem ndaj tij gjashte muaj me pare. Kjo perben nje kthese rrenjesore ne hetimet e nisura pas deklaratave publike te deputetit te perjashtuar nga PS se kreu i Kuvendit Ilir Meta kishte paguar 600 mije euro per eliminimin fizik te tij dhe te deputetit demokrat te Lezhes Mhill Fufi. 

Frroku hedh poshte pretendimin kryesor te Doshit
Burime për Shqiptarja.com zbardhin dëshminë që deputeti Frroku dha përreth një orë organin e akuzës në përgjigje të ftesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen. Sipas burimeve të sigurta, konfirmohet për Shqiptarja.com se Frroku e ka mohuar faktin që të ketë qenë ai personi që sinjalizoi Doshin për atentatin e pretenduar ndaj tij gjashtë muaj më parë. Ishte vetë deputeti Doshi i cili deklaroi të enjten se planin për ekzekutimin e tij e kishte mësuar nga deputeti i Shkodrës dhe se Frroku kishte shërbyer si ura lidhëse për tu takuar me vrasësin me pagesë të pretenduar prej tij, Durim Bami. Por pas kësaj dëshmie, pretendimi kryesor i Doshit rrëzohet. 

Në dëshminë e tij të dhënë para drejtuesit të komanduar të Krimeve të Rënda Adnand Xholi dhe prokurorit tjetër Përparim Kulluri, Frroku ka treguar se nuk i di arsyet se pse Tom Doshi e ka përmendur dhe emrin e tij në këtë histori.

Fillimisht ai ka ndjekur si çdo të premte seancën gjyqësore kundër vëllait të tij Arben Frroku, i marrë i pandehur për akuzën e vrasjes së kryekomisarit të policisë Dritan Lamaj dhe pas përfundimit të gjyqit ai ka ngjitur shkallët e prokurorisë, duke u paraqitur para dy prokurorëve. Për gati 1 orë e 30 minuta Mark Frroku është pyetur nga hetuesit nëse ishte në dijeni të këtij atentati dhe nëse “po”, pse nuk e kishte treguar në organet policore dhe prokurori. Sipas tij, ai nuk ka pasur asnjë informacion për këtë çështje dhe për pasojë nuk ka denoncuar në polici apo në prokurori, pasi nuk kishte se çfarë të tregonte tek organet ligjzbatuese.

Frroku eshte i dyti qe rrezon akuzat e deputetit te larguar nga PS. I ndaluari i vetem i policise per kete ceshtje, Durim Bami tha se ishte porositur nga Tom Doshi per te sajuar historine e atentatit.  36-vjecari nga Fushe-Kruja u pretendua nga Doshi se ishte personi qe kishte marre 600 mije euro per vrasjen e tij dhe te deputetit Fufi. Ne deklaratat publike menjehere pas perjashtimit nga PS, Doshi tha se atentati ndaj tij ishte porositur nga kryeparlamentari Ilir Meta dhe se kete fakt e kishte mesuar nga "atentatori" i penduar. 

Bami zbulon panin e Tom ​ Doshit: Gjithçka ishte e sajuar

Akuzat e Doshit, Mark Frroku nuk komenton për mediat
Deputeti i Partisë Kristian Demokrate Mark Frroku nuk dha asnjë koment për mediat pas dëshmisë në cilësinë e personit që ka dijeni për.

Kjo është përgjigjja që deputeti Marku dha për A1Report:

Zoti Frroku, zoti Tom Doshi është shprehur se keni qenë personi që i prezantuat Durim Bamin, si është e vërteta?
“Unë sot kam plotësuar detyrimin tim ligjor për të dëshmuar para organit të akuzës dhe të gjitha të tjerat janë aty brenda në prokurori”.

A ka qenë punonjësi juaj Bami?
“Nuk ka koment është diskrecion i prokurorisë të flasë se çfarë deklarimesh kam bërë. Ky është një hetim dhe unë si ligjvënës nuk më lejohet të shkel ligjin.

I qëndroni deklaratave tuaja që ju nuk keni pasur dijeni për këtë ngjarje?
“Janë të gjitha në prokurori, nuk ka koment”

A ka gënjyer Tom Doshi në lidhje me deklaratat e tij?
“Nuk ka koment!

Doshi: Mark Frroku më sinjalizoi për atentatin
Në intervistën e dhënë mbrëmë në “Top Story” Doshi tha se Frroku e ka mësuar planin për eliminimin fizik të tij 6 muaj më parë nga i ndaluari i policisë Durim Bami, i cili sipas tij është personi që është paguar për të bërë vrasjen.

“Më ka telefonuar Mark Frroku, kur isha me pushime dhe më ka thënë qe duhet te takoj për diçka urgjente. Kur jam kthyer dy ditë më pas nga pushimet më ka thënë që më ka takuar një person i cili ka marrë porosi nga Ilir Meta për të vrarë ty dhe zotin Mhill Fufi”- tregoi Doshi.

Doshi asnjë koment apo reagim në “Facebook”
Deputeti Tom Doshi nuk ka bërë asnjë reagim në media apo dhe në profilin e tij në “Facebook”. Doshi ka preferuar të heshtë, pas zhurmës së madhe që bëri në publik, duke akuzuar një sërë personash me në krye Ilir Metën, se po përgatisnin ta vrisnin atë, duke përdorur një vrasës nga Fushë-Kruja, që quhet Durim Bami. Heshtja e Doshit, është bërë edhe kur miku më i ngushtë i tij Mark Frroku ka deklaruar se nuk kishte dijeni për atentatin e tij.

Doshi, nuk ka preferuar të komentojë këtë deklaratë. Me sa duket ai është tërhequr nga akuzat për një vrasje të mundshme. Dy ditë më parë Doshi deklaroi në një emision televizin se është nxitur kur është shprehur se i kishte hapur luftë qeverisë dhe partisë ku ai aderonte prej shumë vitesh. Tom Doshi, ka theksuar se tashmë armiku i vetëm i tij, është Ilir Meta.    

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur